Home / Kronika / Gjendet një sasi armësh e municioni në afërsi të kufirit greko-shqiptar

Gjendet një sasi armësh e municioni në afërsi të kufirit greko-shqiptar

Policia greke ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe eksplozivi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Sipas njoftimit zyrtar mbrëmjen e të dielës, (6 gusht 2017) një patrullë policie diktoi tre persona që po ecnin me këmbë në tokën greke, në zonën e Mavromatit, në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës.

Ata mbanin disa çanta udhëtimi dhe ecnin për në brendësi të territorit grek.

Kur patrulla tentoi t’i ndalonte, të tre ata i lanë përtokë çantat dhe u larguan drejt territorit shqiptar, duke shfrytëzuar terrenin e thyer, kumton komunikata e policisë greke.

Në vendngjarje u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës:

-Tre armë automatike kallashnikov, me shtatë karikatorë,
-11 granata difensive,
-33 detonatorë,
-Pesë kallëpë me dinamit (TNT), me peshë 1,05 kilogramë,
-Një kuti me 10 ndezës granatash,
-1593 gishekë të kalibrit 7,62 mm.

Armët i janë dërguar laboratorit kriminalistik të Greqisë së veriut, për të kryer ekzaminimet e mëtejshme, si dhe analizat balistike.

Departamenti i sigurisë publike i Janinës, po vazhdon hetimet mbi ngjarjen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: