Te ndryshme

Sot ndodh eklipsi i pjesshëm i Hënës

Një eklips i pjesshëm i Hënës do të mund të shihet sot në pjesën më të madhe të Hemisferës Lindore, që do të jetë hyrje në eklipsin total diellor, pas dy javësh mbi Shtetet e Bashkuara.

Eklipsi i pjesshëm i Hënës nuk do të jetë i dukshëm në pjesë të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë, ndërsa kulmi do të jetë në mbrëmje, në orën 20:20 minuta sipas kohës së Evropës së Mesme.

Eklipsi i Hënës bëhet kur Toka lëvizë ndërmjet Diellit dhe Hënës.

Ekspertët thonë se personat e interesuar fillimisht do ta shohin një skuqje të pjesshme të Hënës, kur të fillojë eklipsi.

Eklipsi i Diellit zakonisht ndodh pas eklipsit të Hënës, kryesisht dy javë më vonë.

Në Shtetet e Bashkuara më 21 gusht do të mund të shihet eklipsi total i Diellit, një dukuri që ndodh kur Hëna kalon ndërmjet Tokës dhe Diellit, duke e bllokuar krejtësisht dritën diellore dhe duke shkaktuar errësirë për pak minuta.

Ky do të jetë eklipsi i parë total diellor në 99 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara, thonë shkencëtarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button