Kosova

Zgjedhjet parlamentare në të njëjtën datë me ato lokale – ky është kalkulimi që po bëjnë partitë politike!?

Partitë politike janë duke blerë kohë për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Kështu së paku vlerëson njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri. Ndërsa sipas analistit Imer Mushkolaj, PAN-i do ta vazhdojë bojkotin deri sa të sigurojë të paktën edhe një votë.

Analisti Ramush Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendi do të shkojë në zgjedhje në një ditë me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Ndërsa sa i përket takimit konsultativ dhe seancës së të enjtes ai ka thënë se do të jenë krejtësisht formale.

“Takimi konsultativ është formal, po ashtu edhe seanca e së enjtes. Interesi i partive politike është që të blejnë kohë me vazhdimet e seancës konstituive për ta çuar vendin në zgjedhje”, ka thënë ai.

Tahiri po ashtu vlerëson se është duke u krijuar një bllokadë dhe sipas tij po bëhet një kalkulim nga partitë politike që zgjedhjet qendrore të mbahen në një ditë më ato lokale.

Ndërsa Mushkolaj, ka thënë se nuk pret që PAN të marrë pjesë në seancën që është caktuar të mbahet.

Pasi sipas tij, PAN nuk i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

 

“PAN do ta vazhdojë bojkotin deri sa ta sigurojë të paktën edhe një votë. Deri atëherë, mungesën në seancë do ta arsyetojë me çështje procedurale. E nëse nuk arrin t’i sigurojë votat, atëherë PAN do ta çojë vendin në zgjedhje të tjera. Është luftë e PAN-it “për jetë a vdekje” që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se PAN duhet ta propozojë emrin e kandidatit për krye parlamentar.

“Nuk ka nevojë për kurrfarë konsultimesh. Nuk e di për çfarë do të konsultohen partitë politike”, ka thënë tutje Mushkolaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button