Kronika

Vdekja e 54-vjeçarit në Tiranë/I vëllai apelon: Saiti ishte njeri, jo kafshë. Pse u lirua deputeti?

Një ditë pas aksidentit tragjik në Tiranë, ku humbi jetën 54-vjeçari, flet vëllai i tij. Teksa rrëfejnë se lajmin e mësuan nga mediat, ata thonë se deri pasi kanë tërhequr trupin nga morgu, askush nuk i ka kontaktuar për të marrë edhe versionin e tyre për ngjarjen. Pasi dëshmitarë të aksidentit kanë qenë edhe të afërmit e 54-vjeçarit.

“Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri.

Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im. Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, shprehet vëllai i viktimës.

Nga ana tjetër, djali i tregtarit tregon se ende nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur dhe lirimi i shkaktarit të aksidentit i duket e pabesueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button