Home / Rajoni / Maqedonia / Osmani: Mundësi e artë për zgjidhjen e problemit të emrit

Osmani: Mundësi e artë për zgjidhjen e problemit të emrit

Zëvendëskryeministri maqedonas për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani vizitoi të mërkurën Berlinin. Forcimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë e Gjermanisë e integrimi evropian i vendit ishin në fokus të bisedimeve.

DW: Z. Osmani, para vizitës suaj në Berlin ju njoftuat se kjo është një shenjë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë. Çfarë pritni në lidhje me këtë proces nga Gjermania?

Bujar Osmani: Gjermania është një nga miqtë dhe mbështetësit më të mëdhej të Maqedonisë. Vizita ime këtu është që të sjell mesazhin nga qeveria se bashkëpunimi do të rritet në nivelin e partneritetit strategjik. Ne duhet të bëjmë një lëvizje të vërtetë në fushën e integrimit evropian. Gjermania është një partner i rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit bilateral, si dhe në mbështetjen rajonale që ajo ofron përmes procesit të Berlinit. Kjo dëshmon të jetë një platformë e shkëlqyer për bashkëpunim mes vendeve të rajonit në procesin e integrimit. Por partneriteti strategjik me Gjermaninë është i rëndësishëm edhe në aspektin për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura që kemi.

Maqedonia dëshiron që të rikthehet në vëmendjen e BE-së. Dje ju thatë se për këtë qëllim do të bëhet çdo gjë. Një pengesë është çështja e emrit. Çfarë strategjie keni ju për këtë?

Plani i qeverisë përmban dy trajektore – Reformat në drejtim të restaurimit të sundimit të ligjit nëpërmjet planit 3-6-9 dhe në trajektoren e dytë janë çështjet e ndjeshme politike, si marrëdhëniet ndëretnike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Këtu bën pjesë çështja e gjuhës, çështja e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe çështja e emrit. Dy nga këto tri çështje i kemi mbyllura.

Mbetet çështja e emrit, e cila është më e ndjeshme, më komplekse dhe se për këtë arsye ne vijmë në këto qendra për të gjetur miq për zgjidhjen e kësaj çështje, në mënyrë që të zhbllokohet hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE. Ne mendojmë se kjo është një mundësi e artë për të mbyllur këto çështje dhe të bëhemi anëtarë në NATO, që të garantojmë sigurinë e shtetit dhe për të filluar negociatat për në BE.

Deutschland Mazedonische Vizeministerpräsident Bujar Osmani in Berlin (PR-Abteilung der mazedonischen Regierung)Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në bisedë me ministrin gjerman të Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth në Berlin

Jeni shprehur se do të vizitoni edhe Athinën. Nga Greqia disa ditë më parë njoftuan vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme grek në Maqedoni, në fund të gushtit. Si duhet interpretuar intensifikimi i kontakteve – si vullneti i mirë nga të dyja palët për të arritur një zgjidhje, si ofensivë e palës maqedonase për të mbyllur problemin apo si rritje e presionit nga jashtë që të marrë fund kjo çështje?

Pa marrë parasysh se si interpretohet kjo, është e rëndësishme që të ketë afrim. Vizita e Dimitrovit, vizita e parë bilaterale në Athinë dhe vizita e Kotzias tani më 31 gusht, si dhe vizita e Nimic në Shkup- të gjitha këto janë shenja që të dyja palët tregojnë vullnetin e mirë për të adresuar këtë çështje. Është e rëndësishme në këtë kohë për të punuar në ndërtimin e besimit midis shteteve. Kjo është një çështje emocionale, e emocionet duhet të hiqen mënjanë në mënyrë që ne racionalisht të marrim një vendim.

Gjatë gjithë procesit të deritanishëm flitej për vijat e kuqe.  A janë vijat e kuqe ende në tryezë dhe cilat janë ato të Maqedonisë?

Unë mendoj se nuk duhet të flasim për vijat e kuqe nga asnjëra palë. Ne duhet të flasim për vullnetin e mirë për t’u zgjidhur çështja. A ka një vullnet serioz jo emocional, por racional që të shihen interesat, por edhe për të gjetur një kompromis. Zakonisht me kompromiset të dyja palët dalin të pakënaqura, por ka nevojë të fillojë procesi pa paragjykime, dhe me një gatishmëri për të mbyllur çështjen. Unë mendoj se historia ka treguar shumë shembuj për mosmarrëveshje që dukeshin të pazgjidhshme, por kur ka pasur vullnet të mire është gjetur gjithmonë një zgjidhje.

Ministri i Jashtëm Dimitrov e vizitoi Greqinë në qershor. Çfarë ju jep shpresë se tani ka lëvizje nga pika e vdekur?

Nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë tregoi se vendet në rajon janë të gatshëm të zgjidhin mosmarrëveshjet e ndjeshme, edhe pa ndërmjetësues. Kështu kemi treguar guximshëm, se politikanët janë të zgjedhur për të menduar jo për zgjedhjet e ardhshme, por për brezat e ardhshëm. Ashtu si kishte vullnet midis palës sonë dhe asaj bullgare, duhet pasur vullnet të njejtë nga të dyja palët edhe në çështjen e hapur me Greqinë, që të gjejmë një kompromis.

DW

Leave a Reply

%d bloggers like this: