Kronika

Berat, policia merr masa për pelegrinazhin në Malin e Tomorrit

Policia e Beratit njofton se ka marrë masat me qëllim sigurimin e rendit, parandalimin e krimit, rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.
Njoftohet se shërbimet e policisë më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan-Çorovodë dhe Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut.
Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës që qarkullojnë në gjendje të dehur apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.
Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë që  transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, me qëllim lënien e lirë të rrugës për lëvizjen e automjeteve.
Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button