MaqedoniaRajoni

Shkup, panel diskutimi për mundësitë e investimeve në Ballkan

 Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MÜSİAD) – Dega në Ballkan, organizoi në Shkup panelin e diskutimit me temë “Mundësitë e investimeve në Ballkan”.

Në panelin e organizuar me pjesëmarrjen e 18 përfaqësuesve të kompanive anëtarë të Odës Tregtare-Industriale të qyteti Afyonkarahisar të Turqisë, biznesmenët e të dyja vendeve shkëmbyen ide në lidhje me mundësitë e investimeve.

Kryetari i MÜSIAD – Dega në Ballkan, Bilal Kara, në deklaratën e tij për gazetarët tha se në vitet e fundit në Ballkanin janë duke ndodhur zhvillime të mira ekonomike.

Ai duke theksuar se interesi i biznesmenëve turq në shtetet e Ballkanit rritet, tha se “Në këtë rritje kanë ndikim të madh institucionet, si MÜSIAD, odat tregtare, organizatat joqeveritare. Para 2 ditëve organizuam një program në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Atje biznesmenëve që ishin të pranishëm iu treguam mundësitë e investimeve, elementet e tregtisë në atë vend.”

Kara tha se në programin e sotëm biznesmenëve pjesëmarrës do t’iu shpjegohet profili i shtetit, më pas do të kalojnë në bisedimet bilaterale.

Ndërsa ministri pa resor i Maqedonisë përgjegjës për investimet e jashtme, Adnan Kahil, tha se si qeveri e re janë krenar nga ajo që sigurojnë mundësi për investime në vendin e tij për të gjithë ata që tregojnë interes në ekonominë e Maqedonisë.

Anëtari i bordit Odës Tregtare-Industriale të qytetit Afyonkarahisar, Metin Mercan, tha se këtë vizitë e kanë bërë që t’i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre me biznesmenët nga Maqedonia.

Paneli me temë “Mundësitë e investimeve në Ballkan” me pjesëmarrjen e biznesmenëve të Odës Tregtare-Industriale të qyteti Afyonkarahisar më 15 gusht u mbajt në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ndërsa më 19 gusht do të mbahet edhe në Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button