Kryeministri Rama mblodhi sot në Durres, në selinë e Vilave qeveritare, në një takim informal krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit rajonal. Fokus i takimit ishte avancimi i axhendës së zonës ekonomike rajonale, por gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ramës me eurokomisionerin Johannes Hahn, u fol edhe për zgjedhjet në Shqipëri.
Edi Rama priti në Durrës, pak metra larg bregut të detit, homologët e tij nga Ballkani Perëndimor, për të diskutuar në një takim të cilësuar informal, në lidhje me avancimin projektit për një zonë ekonomike rajonale, për të cilin ishin dakortësuar më parë në Samitin e Triestes.
Si për të treguar se vendeve të Ballkanit nuk u duhej më kujdestaria e Bruskelit për t’u takuar, Kryeministri Rama shpjegoi se eurokomisioneri Johannes Hahn ishte prezent si i ftuar në këtë takim, së bashku me zv/Presidentin e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.