Sporti

Skënderbeu-Partizani i Beogradit, komentet e medieve serbe për shortin

Orët që pasuan shortin e Europa League rezervuan një lumë komentesh në portalet sportive europiane, me rivalitetin dhe parashikimet e rastit për grupet.
Por, në profilin zyrtar të Partizanit të Beogradit, e kishin dhe ndoshta do ta kenë dhe në ditët në vijim, të kontrollojnë bastisjen e tij nga një mori tifozësh shqiptarë me komente dhe foto që ndezin dukshëm atmosferën për sfidat kontinentale.
Faqja zyrtare e Partizanit të Beogradit u mbipopullua nga ngjyrat kuqezi, duke zëvendësuar, edhe pse përkohësisht, simbolet zyrtare të klubit me “drone”-in e ngritur nga Ismail Morina.
Ndërkohë, mediet serbe kishin në fokus të veçantë shortin që rezervoi Europa League, për një përballje me shqiptarët.
Sipas “Telegraf”, kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi do të ketë të gjithë stadiumin kundër dhe do të jetë në situatën më të vështirë, për shkak të protagonizmit të tij në vitin 2014 në ndeshjen me kombëtaren.
“Informer” e rendit Skënderbeun si skuadrën më të dobët të grupit, por nënvizon vështirësinë e transfertës kuqezi, në po të njëjtën linjë me agjencinë “Tanjug”.
Që serbët nuk janë kombi më gjakftohtë i Ballkanit, kjo ishte mëse e dukshme, por shorti i Europa League tregoi edhe njëherë karakterin e vështirë të fqinjëve tanë të zhurmshëm, edhe kur bëhet fjalë vetëm për sport.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button