Parlamentare

Kuvend-Rama: Të ndalim uljen e buxhetit për NATO-n

Kryeministri-Edi-Rama-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Agim-Dobi-12-525x350Shqipëria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbajtur pjesën e barrës që i takon në kuadrin e detyrimeve financiare si anëtare e NATO-s, deklaroi sot në Kuvend kryeministri Edi Rama.
Gjatë seancës plenare të radhës, kryeministri bëri një raportim të hollësishëm rreth punimeve të Samitit të fundit të NATO-s në Uells, ku temë e rëndësishme ishte çështja e shpenzimeve buxhetore nga ana e anëtarëve të Aleancës.
Në kuadër të angazhimit të Shqipërisë, Rama tha se shifrat e buxhetit për NATO-n kanë njohur një tendencë në rënie që pas anëtarësimit të vendit në Aleancë. “Ne do ta ndalojmë uljen dhe në përputhje me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto do të filojmë gradualisht një zhvillim pozitiv. Në vëmendjen dhe konsideratën e Kuvendit është ndalimi i uljes së shpenzimeve për Aleancën. Në përputhje me prioritetet e vendosura ne do të ballancojmë më mirë të gjitha shpenzimet e mbrojtjes, duke arritur një përdorim më efektiv të tyre”, theksoi Rama në parlament.
Ai i kërkoi deputetëve të Kuvendit, sidomos atyre të ngarkuar me çështjet e sigurisë, që të njihen në detaje me dokumentin përfundimtar prej 113 pikash të Samitit të Uellsit dhe të bëjnë studim e vlerësim të thellë të tij, në kuadër të përpjekjes për të plotësuar me rigorozitet detyrimet tona si vend anëtar i NATO-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button