Parlamentare

Miratohet ligji “Për të drejtën e informimit”

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj1-525x350Kuvendi miratoi sot me 78 votat e deputetëve të maxhorancës dhe në mungesë të opozitës, dy ligje që lidhen me zbatimin e të drejtave të njeriut, ai “Për të drejtën e informimit” dhe disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Lligji “Për të drejtën e informimit”, i bazuar në modelet më të përparuara të vendeve europiane, është një sistem i ri mbikqyrje i së drejtës për informim nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo vlerësohet si mekanizmi më efektiv për të siguruar zbatimin në praktikë të kësaj të drejte. Për këtë është siguruar dhe bashkëpunimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ligji sjell disa risi, ku ndër të tjera parashikohet që të mos ketë më një komisioner të ri për të drejtën e informimit, por Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr një kompetencë ekstra dhe emërtimi i tij ndryshon në “Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale”.
Një tjetër risi e rëndësishme është ajo që në çdo institucion të administratës publike krijohet koordinatori për të drejtën e informimit.
Ndërsa, ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” përcaktojnë që autoriteti i komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale të ushtrojë autoritetin e tij edhe në implementimin e ligjit ‘për të drejtën e informimit’ pasi ai gëzon një sërë kompetencash deri në atë vendimmarrës, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button