MaqedoniaRajoni

“Super Shkupi” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Me performimin e Triks, Goca Tërzhan Cena dhe Goce SAF mbrëmë në sheshin “Skënderbe” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit vazhdoi manifestimin “Super Shkupi” që filloi javën e kaluar në Skelën “13 Nëntori”.

Përveç në sheshin “Skënderbe”, sipas Alsat-m, këtë fundjavë yje muzikore kanë performuar dhe në hapësirën para kishës “Sveti Spas”, ku të shtunën argëtimi filloi prej orës 21, ndërsa ka performuar Ofkestra, Fanki Guru, Enerxhi bend dhe Fic.

Projekti “Super Shkupi” realizohet me nismë të pronarëve dhe menaxherëve të objekteve hotilerike prej disa vendeve në Shkup. Organizator kryesor është Qendra e Kongresit “Aleksandar Makedonski”, dhe për realizimin është i angazhuar “Gorila Vajled entertejment grup”.

Në pajtim me vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ditët kur mbahet “Super Shkupi”, turni i punës në objektet hotilerike është vazhduar për një orë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button