Rajoni

Mogherini për Ballkanin: Është mes 4 prioriteteve tona

Përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Europian, Federica Mogherini tha se Ballkani është një prej 4 prioriteteve të BE, ku sipas saj unioni mund të humbte apo fitonte me tepër.
Duke folur në prag të takimit të Ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel zyrtarja e lartë theksoi se tensionet në rajon janë rritur në mënyrë alarmuese vitin e kaluar.
“Gjatë vitit të fundit kemi dëshmuar se si tensionet në Ballkan janë rritur në mënyrë të ndjeshme në kohëra e vende të ndryshme. Në momente të caktuara krizat kanë qenë akute, por në fund partnerët tanë në Ballkan kanë qenë gjithmonë në gjendje të konfirmojnë dëshirën dhe kapacitetin për të vazhduar rrugën evropiane”, shprehet Federica Mogherini.
Zyrtarja e lartë e BE-së tha se merita e kësaj arritje është e vetë vendeve të Ballkanit, ku të rinjtë duan të shohin progres drejt integrimit në BE dhe sipas saj liderët politikë e dinë këtë. Mogherini shtoi se Ballkani nuk është aneksi i Europës, por vetë Europa, duke theksuar se zemërohej gjithmonë kur këtij rajoni i thuhej se është në rrugën drejt Europës. Ajo konfirmoi gjithashtu se këtë javë do të takohej sërish me Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçin për të mundësuar progres në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button