Politika

Vrasja e gjyqtares, Meta: Dënim shembullor për autorin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndërsa ka dënuar ashpër vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti, ka inkurajuar organet ligjzbatuese që t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Presidenti i Republikës i shpreh ngushëllimet e thella familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, duke inkurajuar organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare të vënë para drejtësisë dhe t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më e të mos lëndojnë e prekin familjen e mbarë shoqërinë shqiptare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Për Metën kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë shqiptare. Presidenti i bën thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri.

Related Articles

Nje koment

  1. Meta.Duhet te goditen me plumba ne koke hajduterite shqipetare,kopeja tende,kopeja e fatos nanos,kopeja e sali berishes,kopeja e edi rames,kopete e Adriatik llalles,dhe te xhezair zaganjorit,kopeja e bashkim dedja dhe plehrat shqipetare ne gjykata dhe prokurorite shqipetare qe e katandisen vendin ne kete situate.shqipetaret vrasin shqipetaret dhe hajdutet vjedhin.Prit dhe pak kryehajduti Meta kryemadhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button