Sporti

Panucci: I kënaqur me fitoren. Me Maqedoninë, më e vështirë

Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci është shprehur i kënaqur me ndeshjen përballë Lihtenshtajnit, që shënoi dhe fitoren e tij të parë me kombëtaren shqiptare.
“Jam i kënaqur për djemtë që bënë një ndeshje të shkëlqyer. Nuk ishte e lehtë, pasi (kundërshtari) u mbrojt me 10 vetë, por jam i kënaqur për lojtarët”, ka deklaruar në përfundim të ndeshjes Panucci për “SuperSport”.

Më pas trajneri i Shqipërisë u është përgjigjur pyetjeve nga studioja.

Pyetje: Po formacionin, përse e publikuat kaq vonë?

Panucci: Gjithmonë do të jetë kështu. Ua jap lojtarëve vetëm dy orë para fillimit të ndeshjeve dhe kështu do të ndodhë.

Pyetje: A mund të shërbejë kjo ndeshje si pikë referimi për takimin me Maqedoninë?

Panucci: Sigurisht që po. Jemi të kënaqur për fitoren, por ndeshja do të jetë e vështirë ndaj duhet të zbresim në fushë me të gjitha cilësitë tona.

Pyetje: Po për Çikalleshin ç’mund të thoni?

Panucci: Flas vetëm për lojtarët që janë këtu.

Pyetje: Sa përqind mund ta ndryshojë një trajner fytyrën e një ekipi?

Panucci: Është e vështirë, se është një skuadër pranë të cilës jam 10 ditë dhe pastaj jam larg për 2 muaj. Do të doja të isha pranë saj përditë, por nuk është e mundur.

Pyetje: Çfarë ndryshoi në dhomat e zhveshjes?

Panucci: Në pjesën e parë bëmë disa lëvizje të pasakta, ndaj kërkova disa ndryshime që na çuan tek goli në pjesën e dytë.

Pyetje: Meqenëse Lihtenshtajni ishte i tërhequr, a mendoni që mund të kishim pasur një futboll më të shpejtë në sulm dhe të kishim aplikuar më tepër goditjet nga largësia?

Panucci: Kishim 3 lojtarë në sulm, sa doni më?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button