Home / Moda / Çantat Lady Dior vjeshtë/dimër 2014-15

Çantat Lady Dior vjeshtë/dimër 2014-15

Look ynë nuk përbehet vetëm nga veshje dhe këpucë por sigurisht edhe nga çanta te mrekullueshme! Koleksioni firmosur Christian Dior për vjeshte/dimër 2014-15, propozon çantat e tij duke ndjekur logjiken e romantizmit, te bon ton por edhe te ekstravagantes. Raf Simons dëshiron te çudisë dhe këtë vit propozon një koleksion çantash me ngjyra te theksuara, me nuanca pastel dhe fluor te alternuara midis tyre, te cilat e bëjnë unike panoramën e bag design.


Çantat e dimrit Dior
Propozimi i ri realizuar nga firma franceze ve ne skene Lady Dior, protagonistja kryesore për maison e cila reflekton qarte shpirtin e saj. Nis nga modelet me forme te mesme apo te madhe, ne lëkurë dreri apo kali, me pas kalohet tek çantat me stampa romantike, trëndafila ne sfumaturat e blusë ne një baze te zeze, te bardhe apo gri perle dhe fildishtë ne një baze roze apo pluhur, duke arritur deri tek çantat me xhep te përparme për linjën e te rinjve. Çanta prej lëkurë te zeze ka ne qendër një lule te bardhe te stampuar, çanta është e zbukuruar nga bizhuteri te argjendte.

Gjithashtu hapësirë gjejnë edhe modelet ne stilin animalier dhe clutch, me aplikacione bizhu. Për dashamirëset me ekstravagante këshillohet çanta Lady Dior ne lëkurë te kuqe, e cila nuk kalon pa u vene re, ne ditët e ftohta te dimrit. Nder çantat e tjera Lady Dior, prezantuar ne këtë koleksion, ajo ne versionin dy ngjyrëshe blu dhe te bardhe dhe bardhe e zi janë te mrekullueshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: