Home / Moda / Çantat Prada, koleksioni vjeshtë/dimër 2014

Çantat Prada, koleksioni vjeshtë/dimër 2014

Forma moderne, origjinale, thelbësore për impaktin e pare, te gjitha krijimet shume origjinale qe sjellin me shume stil modën e vjeshte/dimër 2014-15 dhe tendencat me cool te sezonit. Edhe këtë Miuccia Prada është impenjuar me te vërtet shume për te çuditur me materiale dhe kombinime ngjyrash. Rezultati është një koleksion gjysme tradicional dhe inovativ, pak jashtë vijave te stilit Prada, me shume aksesore qe fashion addictes nuk mund ti mos i kenë.

Reflektorët kthehen tek shoulder bag dhe tek çantat qe varen ne qafe, por mbi te gjitha për ngjyrat e zgjedhura prej Prada-s nxjerrin ne pah me mire çdo model te vetëm, nga sfumaturat neutro tek ato me te theksuara si e verdha dhe portokallia, për te mos folur për aplikacionet bizhu.

Modeli me i famshëm? Me siguri qe është Twin Bag, por ne përgjithësi te gjitha çantat e dorës kane design shume te strukturuar me dopio doreze. Koleksioni i ri nga Prada është ne harmoni dhe me këpucët e firmës.

   

Leave a Reply

%d bloggers like this: