Home / Sporti / Partizani zyrtarizon një kampion bote në staf, Bebeto emërohet këshilltar i Demi

Partizani zyrtarizon një kampion bote në staf, Bebeto emërohet këshilltar i Demi

Pas Luçino Moxhit dhe Mark Iulianos, Partizani ka zyrtarizuar sot si pjesë të klubit një tjetër emër të madh të futbollit botëror. Bëhet fjalë për brazilianin Bebeto, i cili ka fituar 3 herë Kupën e Botës me kombëtares e tij.

53-vjeçari do të mbajë postin e këshilltarit të presidentit Demi. Ai gjithashtu do të jetë përfaqësues i të kuqve për Amerikën Latine. Rol i ngjashëm me atë të Luçiano Moxhit në Europë.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në ambientet e klubit braziliani premtoi se do të afrojë lojtarë cilësorë te kryeqytetasit dhe është mjaft i kënaqur nga organizimi dhe puna që po bëhet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: