Arte

Rusët bëjnë film për Kosovën, e quajnë “Magjia Ballkanike”

Një produksion filmi nga Rusia, së shpejti do të filloj me xhirime e një filmi i cili merret me jetën e serbëve në Kosovë dhe sipas të gjitha gjasave, ky film do të mundohet t’i paraqet serbët si viktima të shqiptarëve.

Rolin kryesor në këtë film do ta ketë aktori serb Milosh Bikoviç, i cili do ta ketë edhe rolin e producentit. “Bëhet fjalë për një rrëfim serb që ndodh në Kosovë në vitin 1999. filmi quhet ‘Megja Ballkanike”, ka deklaruar aktori.

Sipas disa burimeve, ky projekt filmik pritet të paraqes ‘vuajtjet’ e komunitetit serb në Kosovë, duke i paraqitur ata si viktima të pastrimit etnik gjatë vitit 1999, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe forcat e NATO-s i dëbuan forcat paramilitare nga Kosova, përcjell Zeri.info.

Sipas raporteve, pritet të ky film të xhirohet edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës, edhe pse nuk ka informata të sakta se ku dhe nëse do të kërkohet leje nga autoritetet kosovare.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button