Politika

Gramoz Ruçi kryetar i Kuvendit, edhe me votat e opozitës

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur pasditen e kësaj të shtune, në seancën e dytë të legjislaturës së re, Gramoz Ruçin për kryetar të Kuvendit.

Ruçi ka qenë propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist.

Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi.

Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 e pavlefshme, ndërsa të tjerët, deputetët e LSI, bojkotuan seancën.

Në favor të kryetarit të ri kanë shkuar kështu edhe 6 vota nga opozita, 3 të paralajmëruara nga PDIU dhe 3 që i bie të kenë ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.

Related Articles

Nje koment

  1. Urrime dhe suksese zoti Gramoz Ruci. Gezohemi qe edhe nga nje pjes e opozites jini i votuar. Kjo tregon se gjat ketyre 27 viteve demokraci, jini i vetmi deputet qe jini votuar nga qytetaret, Prezenca tuaj ne parlament ka qen shembull per gjith deputetet, jo vetem per ekzigjencen ne pjesmarje, por ne menyren e diskutimit te problmeve, sjelljes me etik qytetar dhe parlamentare.SHembull per ghith parlamentin.
    SHpresojm qe ndryshe nga paraardhesi tuaj qe Ju dhe koleget tuaj socjalist e bet president, dote vendosni regull, disiplin ne punimet e kuvendit, duke zbatuar regulloren etiken paramentare, duke len menjan, konsideratat dhe dobesit personale qe cfaqte Ilir Meta, ndaj Sali Berishes qe e ketheu parlamentin ne vend estrade, bile dhe me keq, ne disa raste, sikur ishte bordelo. Kur kujtojm skenat qe shikonim na vjjen turp nga vehtja ton kur degjonnim e shikonim, sharje fyerje me liber shtepie nga me banalet, qe nxirte nga goja Sali Berisha dhe disa kamikaz qte PD qe provokonin e kerkonin sher e trazira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button