Politika

Basha: Marrëveshja e 18 Majit ka vdekur

Në seancën e sotme plenare, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa fliste për programin e ri qeveritar tha se marrëveshja e 18 Majit mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka vdekur me zgjedhjet e 25 qershorit.

Thelbi i marrëveshjes së 18 majit, ishte vota e lirë, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprerë për asnjë çast e Rama 1 me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e krimit dhe korrupsionit e vranë marrëveshjen dhe rikonfirmuan problemin nr. 1 të Shqipërisë, vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve për hir të pushtetit personal të Edi Ramës.

Kryetari i PD-së tha se ajo marrëveshje pati vetëm një arritje.

E vetmja gjë që arriti 18 Maji është që 450 mijë shqiptarë të përfaqësohen sot në këtë sallë nga opozita, nga PD. I vetmi sukses i 18 Majit është që ti nuk arrite ta emërosh opozitën tënde siç e nise dhe siç doje ta bitisësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button