Kronika

Makina del nga rruga dhe bie në lumë. FNSH nxjerr trupin e viktimës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku një automjet ka dolë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Drin.

Me të marrë njoftimin, forca të shumta policore janë nisur drejt vendngjarjes, përfshirë polumbarët e FNSH-së, të cilët pas shumë përpjekjeve kanë nxjerrë trupin e pajetë të drejtuesit të makinës.

Ai është identifikuar si shtetasi Sokol Kulla, 28 vjeç nga fshati Ndreaj, i cili po udhëtonte i vetëm kur mjeti doli nga rruga për shkak se, siç dyshon policia, po lëvizte me shpejtësi.

Automjeti u fundos në një nga zonat më të thella të lumit Drin dhe kjo ka vështirësuar punën për nxjerrjen në breg. Makina është nxjerrë në përpjekjen e dytë pas këputjes së litarëve në sprovën e parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button