Politika

Kuvendi miraton përbërjen e komisioneve parlamentare: Brace te Ekonomia, Kodheli te Komisioni i Jashtëm

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare dhe të delegacioneve përfaqësuese të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare. Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe Vasilika Hysin (PS) dhe Edi Palokën (PD) në postin e zv.kryetarëve të Kuvendit.

Në seancën e sotme parlamentare Kuvendi votoi edhe për përbërjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet dhe të Këshillit të Legjislacionit.

Kryesimi i komisioneve të përhershme parlamentare:   

Ulsi Manja – kryetar i Komisionit të Ligjeve
Mimi Kodheli- Kryetare e Komisionit të Jashtëm
Erion Braçe- Kryetar i Komisionit të Ekonomisë
Ermonela Felaj- Kryetare e Komisionit të Sigurisë
Eduard Shalsi – Kryetar i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
Genc Pollo- Kryetar i komisionit të Integrimit Europian

Petrit Vasili – Kryetar i komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë

Albana Vokshi – kryetare e komisionit të edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik

Delegacionet:
Parlamenti Evropian-Taulant Balla (14 anëtarë 7 me 7)
Asambleja Parlamentare  e OSBE-së – Bledar Çuçi
Asambleja Parlamentare e Atlantikut Verior (NATO) – Mimi Kodheli
Asamblja Parlamentare e Këshillit të Evropës – Ervin Bushati
Bashkëpunimi Ekonomik me Detin e Zi -Andrea Marto
Bashkëpunimi i Europës Juglindore – Blerina Gjylameti
Konferenca për Bashkëpunimin në Mesdhe – Milva Ekonomi
Inisiativa e Europës Qendrore – Eglantina Gjermeni
Iniciativa e Europës Mesdhetare – Klodiana Spahiu
Inisiativa e Frankofonisë – Ermonela Felaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button