Ekonomia

FMN: Niveli i depozitave bankare në Shqipëri më i larti në rajon

fmnFondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar rezultatet e raportit të pestë të Aksesit në Financë, i cili është burimi më domethënës global i eksesit dhe përdorimit të shërbimeve bazë financiare nga individët dhe korporatat jo financiare. Raporti jep të dhëna gjeografike dhe demokratike nga mbarë bota, duke ofruar një mjet të rëndësishë sasior për të lidhur përdorimin e shërbimeve financiare dhe rritjen ekonomike. Sipas raportit, korrelacioni pozitiv për të lidhur përdorimin e shërbimeve të bankave tregtare (një mjet i përfshirjes financiare) dhe rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për frymë (një masë e rritjes ekonomike) është veçanërisht e vlefshme kur krahasohet tendenca e përdorimit të shërbimeve financiare. Psh, thekson raporti, sipas të dhënave të raportuara nga shtetet afrikane, depozituesit për 1,000 të rritur përjetuan një rritje pesë herë nga 2004 në 2013, ndërkohë që njëkohësisht arritën një rritje prej 40% të PBB-së reale për frymë.
“Përdorimi i shërbimeve financiare ka fituar domethënie në diskutimin globale të rritjes dhe reduktimit të varfërisë,” tha drejtori i statistikave të FMN-së, Louis Marc Ducharme.
Sipas një krahasimi me të dhënat e servirura nga raporti i FMN-së për vitin 2013, Shqipëria paraqitet relativisht mirë në treguesin e degëve të bankave tregtare për 1,000 km2, me rreth 20 të tilla, duke lënë pas Maqedoninë dhe Malin e Zi. Por, përsa i përket degëve të bankave tregtare për 100 mijë të rritur është në pozicion të parafundit, duke e pasur këtë tregues në nivelin e 21.9, teksa i fundit është Kosova. Shqipëria është e parafundit edhe në numrin e makinave automatike të tërheqjes së parasë (ATM) për 100 mijë të rritur, me vetëm 33 të tilla, njësoj sa dhe Kosova. Vendi që paraqitet më mirë në këtë tregues është Kroacia me rreth 114 ATM për 100 mijë banorë.
Treguesit më interesant krahasues janë ato për stokun e depozitave dhe kredive të bankave tregtare në raport me PBB-në. Shqipëria është e para përsa i përket nivelit të depozitave në raport me PBB-në, me 71% të PBB-së (raportin më të ulët e ka Mali i Zi, me 45.82%), por ndër të fundit lidhur me kanalizimin e këtyre depozitave në ekonomi , me një tregues prej vetëm 38.9% (e fundit është Kosova me 36% dhe më mirë paraqitet Kroacia me 71%).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button