Home / Sporti / Kombëtarja humbet 3 pozicione në klasifikimin e FIFA-s

Kombëtarja humbet 3 pozicione në klasifikimin e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare humbet 3 pozicione në klasifikimin e FIFA-s për këtë muaj.
Kuqezinjtë morën 4 pikë në 2 ndeshjet e radhës ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë dhe tani e shohin veten të zbresin në vendin e 66 të kësaj renditjeje.
Humbi pozicione edhe Kosova, që ka zbritur me 4 shkallë më poshtë pas disfatave me Kroacinë dhe Finlandën. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki tashmë e sheh veten në vendin e 184 të klasifikimit të FIFA-s.
Përsa u përket skuadrave të tjera të grupit tonë kualifikues, Spanja mbetet në vendin e 11 pavarësisht fitores me Italinë 3-0, ndërkohë që “axurrët” kanë humbur 5 pozicione duke zbritur në vendin e 17.
Izraeli ka zbritur 12 shkallë më poshtë, në vendin e 82, ndërsa Maqedonia është e 103 me 32 pozicione të fituara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: