Ekonomia

BERZH: Shqipëria, për 2014 rritja ekonomike 1.7%

BERZHBanka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur sot parashikimin e saj për rritjen në vitin 2013 për Europën Juglindore, si rrjedhojë e dëmeve të mëdha nga përmbytjet në disa shtete dhe tensioneve në sektorin bankar të Bullgarisë.
Rishikimet më të thella në ulje janë për Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Të dyja këto shtete kanë vuajtur nga dëme të shumta nga përmbytjet e majit. Sektorë jetësorë të ekonomisë si energjia dhe bujqësia janë ndikuar keqazi.
Rritja ën Bosnjë është parashikuar në vetëm 0.2%, krahasuar me parashikimin majit prej 1.8%. Serbia ka të ngjarë të bjerë në recesion, me ekonominë që pritet të tkurret 01.5%, krahasuar me pritshmëritë fillestare për një rritje prej 1%.
BERZH uli parashikimin për Bullgarinë në 1.5%, nga 1.9%, kryesisht për shkak të problemeve në sektorin financiar.
Në kontrast me perspektivën e përgjithshme për rajonin për këtë vit, BERZH ka rishikuar në rrittje pritshmëritë për Europën Juglindore, në 2.6% nga 2.4% që parashikonte në maj.
Perspektiva për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi është përmirësuar, për shkak të progresit në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në Shqipëri dhe projektet e mëdha të infrastrukturës në Maqedoni e Mal të Zi, theksohet në raport. Megjithatë, sipas tabelave të raportit, parashikimi për Shqipërinë mbetet 1.7% për vitin 2014 (aq sa ishte dhe në raportin e majit), për t’u përshpejtuar në 2.5% në 2015-n. Pritshmëritë e BERZH janë më të ulëta se ato të qeverisë shqiptare dhe FMN-së, që për 2014-n presin një rritje prej rreth 2%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button