Ekonomia

La Repubblica: Bukuritë dhe kontradiktat e Shqipërisë

Në vitet e fundit, vendi ballkanik ka fituar një famë të sajën në fushën e turizmit, pas një ndërprerjeje të gjatë që erdhi nga regjimi. Por në vitin 2017 duket se italianët e kanë zbuluar atë përfundimisht. Kështu e nis artikullin La Repubblica.

Vite më parë, ata që udhëtonin në Gadishullin Ballkanik duhej të shkonin përreth Shqipërisë për të vazhduar udhëtimin. Sot, në këtë vend që ka lënë pas një regjimi komunist 46-vjeçar, që e izoloi atë nga pjesa tjetër e botës, gjejmë një destinacion turistik.

Afërsia dhe përmbajtja e shpenzimeve jetësore kanë bindur 182 mijë italianët nga janari deri në korrik 2017 për të kaluar pushimet në Tokën e Shqiponjave, 56% më shumë se vitin e kaluar, shkruan e perditshmja italiane.

Vendpushimet bregdetare të Jugut, së pari Sarandë, janë të preferuarat dhe më të mbushurit me njerëz në sezonin e lartë. Ashtu sikurse edhe vendet arkeologjike Butrinti dhe qytetet e Gjirokastrës dhe Beratit, të cilët kujdesen që të tregojnë për të kaluarën, përfshihen në rrugët e udhëtimit. Veriu është më pak i eksploruar. Megjithatë, vijon artikulli, ajo jep skenarë natyralë të habitshëm, të cilat janë përshkallëzuar për momentin, në modernizimin që po ndryshon Shqipërinë.

Rrugët për të arritur në zonën malore janë: nga Durrësi dhe Vlora, në qoftë se vihet nga Italia me traget, nga Tirana në qoftë se keni zgjedhur avionin. Nuk ka një rrugë të mirëfilltë me infrastrukturë të mirë. Ju nuk e dini saktësisht se çfarë të pret pas çdo kthese. Shpesh has bunkerë, trashëgimia e së kaluarës. Por distancat nuk janë të gjata dhe Shkodra, kryeqyteti i Veriut, arrihet pak më shumë se dy orë nga kryeqyteti. Artikulli italian gjithashtu vlerëson edhe kuzhinën shqiptarë, përpos bukurive natyrore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button