Kronika

Lirimi i Fullanit, Apeli: Bashkëpunoi me Prokurorinë, s’iu shmang hetimeve

fullaniZbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për ish-Guvernatorin Ardian Fullani. Mësohet se Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë për Fullanin, nga arrest me burg në arrest shtëpie, pa praninë e tij dhe të avokatit, Maks Haxhia.
Sipas Apelit, ndryshimi i masës së sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie” është bërë pasi Ardian Fullani nuk paraqet asnjë rrezikshmëri shoqërore dhe se ai nuk i është shmangur hetimit. Duke argumentuar faktet e vendimit për arrestimin e Fullanit, Apeli ka bërë të ditur në vendimin e saj se masa e sigurisë me burg është bërë pa dijeninë e ish-Guvernatorit.
“Ish-guvernatori nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Masa e sigurisë është marrë pa praninë e Fullanit dhe avokatit. Ardian Fullani nuk i është shmangur hetimit. Fullani nuk ka pasur mundësi të komentojë dokumentet e Prokurorisë.”-citohet në vendimin e Gjykatës së Apelit. Sipas vendimit të Apelit, Fullani, në detyrë Guvernator, mbronte interesat e shtetit.
“Ardian Fullani ka bashkëpunuar me Prokurorinë. Nuk ekziston rreziku që Fullani të prishë provat”-citohet në vendim.
Pas arrestimit të ish-guvernatorit Ardian Fullani më datën 5 shtator, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për vjedhjen nga Thesari i Shtetit të 713 milion lekëve, me një urdhër të Prokurorisë, u caktua masa ‘arrest me burg’ për të. Më pas, në datën 15 shtator, Gjykata e Apelit la të lirë Ardian Fullanin, nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes mbi akuzat ndaj ish-Guvernatorit Fullani.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button