Opinion

Kina dhe Gjermania, dyshja e “simpatike”

Marrëdhënia kino – gjermanë nuk ka të njëjtat implikime historike dhe emotive të raportit transatlantik. Interesi ekonomik reciprok nuk mjaft për të bërë një aks, edhe pse të dy popujt po mësojnë të njohin njeri tjetrin. Pekini nuk dëshiron të zëvendësojë Uashingtonin

Nga Dr. Hu ChunChun

Fakti që raportet midis të dyja vendeve janë tashmë të kuptueshëm vetëm nëqoftëse futen në kontekstin global është sqaruar, nga qëndrimi i shtypit gjerman ndaj Kinës pas ardhjes së Donald Trump. Papritmas flitet për një aks Berlin – Pekin, sikur koncepti të “aksit” të mos kishte lënë mjaftueshëm gërmadha në historinë gjermane. Logjika është tejet e thjeshtë, në mos banale: Gjermania mezi do të priste të lidhte me Konën një pakt politiko – tregtar (ose të paktën të krijojë një koordinim) në rastin ku Shtetet e Bashkuara do ta braktisnin politikën e tregëtisë së lirë të ndjekur deri më tani. Për sa «marrëdhëniet e veçanta» Pekin – Berlin janë prej kohësh objekt diskutimi midis diplomatëve e gazetarëve, pas përvojës së Brexit ka që pyesin sesa mund të ketë kuptim një komunitet interesash të përcaktuara jo nga objektiva apo vlera të përbashkëta, por nga një armik i përbashkët apo nga avantazhi reciprok. Aq më shumë i habitshëm dukjet pastaj një pozicion i tillë nëse sjellim në mendje një opinion diametralisht të kundërt. Në 2013, në një artikull me titull elokuent në stil të pastër prej Lufte të ftohtë «Zona transatlantike e shkëmbimit të lirë: instrumenti i fundit kundër ngjitjes kineze», citohej Wesley Clark, ish Komandant Suprem i NATO-s dhe gjeneral amerikan në pension. Në Harvard German American Conference, përpara një publiku amerikan dhe europian, Clark kishte paraqitur shqetësimet e veta për një krizë eventuale të supremacisë perëndimore në botë: sipas tij, duhej folur mbi të gjithë për Kinë, pasi «kinezët kanë një strategji dhe do ta vënë në praktikë». Mesazhi nuk kishte si bëhej më i qartë: në bashkëpunimin tregëtar transatlantik shumë shikojnë tentativën për të ruajtur idenë e komunitetit perëndimor përballë sulmit të ardhur nga Orienti i largët. Duke besuar se gjendeshin përpara një situate emergjente, i drejtohen një truku të vjetër: kërcënimi i huaj, megjithëse i shpikur, është gjithmonë në gjendje që të shkaktojë shtrëngimin e radhëve. Fakti që vendet kryesore industriale, që vetëm pak kohë më parë manifestionin ende vetëdijen e misionit të tyre dhe ndjenjë superioriteti, nuk kërkojnë që ta mbrojnë dhe ta përmirësojnë poaicionin e tyre të avantazhit ekonomik nëpërmjet zhvillimit, por më shumë duke frenuar konkurrencën, është njëherazi befasuese dhe shqetësuese.

Të dy shembujt tregojnë sesa është e vështirë për Gjermaninë raporti me Kinën, aq sa ta shtyjë që të marrë një qëndrim të dyfishtë. Lëkundja kaq pak gjermane nga njëra anë tek tjetra në pozicionimin e vet ndaj Kinës e ka shtyrë nga ana e tij Pekinin drejt një ambiguiteti të caktuar ose, më mirë, një sinqeriteti me rezervë. Kina pret nga një çast në tjetrin një incident rrugëtimi në marrëdhëniet kino – gjermane, të shkaktuar nga Gjermania: qoftë për një vizitë zyrtare të Dala Lamës, si ajo që Angela Merkel inskenoi në mënyrë të bujshme në 2007, për të minuar, në sytë e gjermanëve, parimin e një Kine të vetme apo të iniciativës politike për të kufizuar blerjet kineze në Europë, e propozuar nga Gjermania në fillim të këtij viti. Ka qenë i dukshëm lehtësimi i burokratëve gjermanë e kinezë në përfundim të vizitës në Kinë të Presidentit të atëhershëm gjerman Joachim Gauck, sapo është konstatuar se nuk ka pasur hapa fals lidhur me temat e politikës së brendshme apo të lirisë. Çdo incident i ri rrugëtimi e vë në provë besimin kinez në marrëdhëniet me Gjermanië. Qëndrimi kinez mund të krahasohet me atë në fuqi në një martesë nga brenda e brishtë, por që funksionin mirë jashtë: edhe në momentet pozitive duhet të jesh i përgatitur për divorcin.

Disa vite më parë u ula në Phæno, ndërtesë në Wolfsburg e projektuar nga arkitektja e famshme Zaha Hadid, përkrah një zotërie të moshuar, që nuk e dija se ishte legjendari Carl H. Hahn, ai që në fillimet e viteve ’80, duke sfiduar talljen dhe çdo lloj paralajmërimi, kishte çuar Volkswagen në Kinë. Hahn nuk më foli për suksesin e tij në Kinë, por për vështirësitë fillestare, që kishin qenë të tipit politik dhe kulturor. Por impenjimi dhe këmbëngulja e këtij gjermani, në një moment ku asnjeri në Perëndim nuk guxonte të shkelte në Kinë, kanë përfunduar me sukses. Sot Kina përfaqëson tregun më të madh të botës për makinat e reja (mbi 30% të shitjeve globale): një treg i dominuar prej dekadash nga makinat gjermane. Volkswagen, kompania që ka shërbyer si hapëse e rrugës, shet sot më shumë se 1/3 e prodhimit të saj, domethënë 3.98 milion makina (në 2016). Pa Kinën, Volkswagen nuk do të ishte bërë kompania lidere e tregut dhe industria automobilistike gjermane nuk do ta kishte njohur këtë sukses të jashtëzakonshëm; por pa Volkswagen, në Kinë nuk do të ishte formuar një industri automobilistike kompetitive, nga zhvillimi i së cilës përfiton e gjithë ekonomia kombëtare. Në këtë optikë, bashkëpunimi kino – gjerman duket reciprokisht fitimprurës, pasi produkte dhe teknologji të të dyja vendeve kompletojnë njëra tjetrën. Avancimi industrial gjerman siguron produkte të cilësisë së lartë, teknologji e shërbime, ndërsa Kina, vend në rrugën e zhvillimit, synon në procese produktive me intensitet të lartë krahu pune. Kjo do të ishte skema bazë, që për shumë kohë ka funksionuar në mënyrë relativisht pa dhimbje. Në 2016 Kina ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara si partneri i parë tregëtar i Gjermanisë, ndërsa kjo e fundit është sot partneri më i madh i Kinës në Europë. Por Gjermania nuk do të ishte Gjermani dhe gjermanët nuk do të ishin gjermanë pa atmosferë apokaliptike. Gazetari dhe editorialisti gjerman Frank Sieren e kap mirë problemin në shkrimin e tij “Angst vor China. Wie die neue Weltmacht unsere Krise nutzt” (Frikë nga Kina. Si fuqia e re botërore shfrytëzon krizën tonë). Sipas Sieren, në Berlin Kinës ja kanë frikë. Ama kush, në këtë Gjermani kaq në rritje, i frikësohet Kinës? Dhe pse? Sieren flet për një frikë që prek pothuajse të gjithë shtresat sociale dhe aspektet profesionale: «Punëtorët në Gjermani janë të preokupuar pë vendet e punës, që mund të transferohen në Kinë. Automobilistët kanë frikë se mos uria për lëndë të para e kinezë do t’i ngrejë vertikalisht çmimet e karburantit në stacionet e shërbimit. Studentë dhe stazhierë ndjejnë konkurrencën aziatike në momentin kur hyjnë në botën e punës. Klasa e mesme i frikësohet konkurrencës kineze për çmimet. Në këshillat administrativë gjermanë ua kanë zilinë kompanive shtetërore të fuqishme dhe luftarake kineze. Politikanët gjermanë, teksa nuk bëjnë gjë tjetër veçse akumulojnë borxhe, shikojnë si të ngurosur rezervat monetare në rritje të Kinës». Për sa kjo frikë mund të duket frikshmërisht reale dhe konkrete, është për t’u pyetur: vjen nga një bazë logjike dhe me themel? Apo bëhet fjalë për ndonjë fantazmagori gjermane apo ndoshta për një ksenofobi latente e dalë në dritë në këtë kontekst të ri?

Në të vërtetë gjermanët nuk kanë shumë për çfarë të ankohen. Fqinjët europianë dhe Shtetet e Bashkuara i shikojnë të mrekulluar dhe plot zili tek arrijnë rekorde njëri pas tjetrit: shifrën më të ulët të papunësisë (6.1%) nga ribashkimi, maksimumin e të ardhurave fiskale e të pozitivitetit të bilancit, rekordin e  eksporteve (252.9 miliard euro) e kështu me radhë. Nuk e kishte plotësisht gabim historiani Emmanuel Todd, intelektual i majtë, kur pohonte në mes të krizës financiare (që ndërkohë është hequr në mënyrë të pashpjegueshme nga mendja e pjesës më të madhe të europianëve): «Globalizimi, me tregtinë e tij të pakufizuar botërore dhe lirinë e konkurrencës për të gjithë të tij, është një formë taktike ushtarake ekonomike me dy fitues: Kinën dhe Gjermaninë». Pavarësisht kësaj, pjesa më e madhe e Gjermanisë ndjehet e penalizuar nga Kina dhe, në ndryshim nga vendet jugeuropiane në krizë, preokupohet sidomos për të ardhmen. Gjermanët nuk arrijnë të imagjinojnë tjetër përveç skenarit më të keq, domethënë faktit që rritja ekonimike kineze implikon domosdoshmërisht rënien e Gjermanisë. Në një perspektivë të tillë heqim një paralele me atmosferën pasfaktike që vitin e kaluar ka çuar tek Brexit dhe tek fitorja e Donald Trump. Opinioni publik gjerman ka nevojë për një perspektivë si ajo e mishëruar dikur nga Helmut Schmidt. Ish Kancelari i ndjerë, njohës i madh i çështjeve kineze, shikonte tek sulmet gjermane ndaj Kinës një alibi, për faktin se Kina nuk ishte «aspak fajtore për problemet e sotme ekonomike dhe sociale të Europës Perëndimorë». Sipas tij, probleme të tilla qenë me natyrë strukturore dhe duhej të zgjidheshin nëpërmjet një përpjekjeje reformiste. Veç kësaj, akuza se «Kina është fajtore për provlemet ekonomike e sociale të Europës Perëndimore dhe se përfaqëson një faktor shqetësimi ekonomik» është në «kontradiktë të çuditshme me pretendimin bashkëkohor e të diturit të gjithçkaje që është e drejtë politikisht dhe socialisht për Kinën».

Në mbi 4 dekadat e rifillimit të marrëdhënieve diplomatike (1972), raportet ekonomiko – tregëtare midis të dy vendeve kanë ardhur duke u intensifikuar në mënyrë konstante, me një moment të vetëm impasi në 2009, viti i krizës globale. Ky pragmatizëm i spikatur është i ngulitur në ADN-në e të dyja vendeve. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania i braktisi përfundimisht ambicjet e saj gjeopolitike ndërkombëtare dhe u përqëndrua në sigurimin e paqes dhe të mirëqenies. Edhe gjatë Luftës së Ftohtë ruajti marrëdhënie të mira tregëtare me vendet e bllokut lindor. Në Kinë, për përfundimit të luftërave traumatike ideologjike të brendshme, është afirmuar parimi se vlen vetëm primati i zhvillimit, në kuptimin social dhe ekonomik. Sipas motos së Ten Hsiao Pinit: «Nuk ka rëndësi ngjyra e maces, boll të gjuajë për minj». Kriza ekonomike, financiare dhe monetare nmë Europë e detyron Gjermaninë për një bashkëpunim më të madh me Kinën dhe kjo e fundit ka necojë për një partner ekonomikisht të fortë si Gjermania, me të cilën të avancojë zhvillimin. Zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara bëjnë pjesën tjetër, duke përcaktuar një përshpejtim në afrimin midis dy vendeve. Mjafton të vërehet «Deklarata e Përbashkët në kuadër të Raundit të IV-ët të konsultimeve qeveritare kino – gjermane» e 13 qershorit 2016, në të cilën janë cituar pëprjekjet e përbashkëta ambicioze për të kryer në fusha të ndryshme. Pothuajse nuk ka asnjë sektor në të cilin Kina dhe Gjermania nuk e kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje bashkëpunimi. Edhe në kuadrin e novatorizimit dhe të teknologjive të avancuara, ku Gjermania ka mbajtur deri më tani një qëndrim të pmatur, i gjeneruar nga vullneti për të mbrojtur pozicionin e saj të supremacisë, regjistrohen lëvizje interesante. Për shembull, strategjia industriale kineze Made in China 2025 është fuqimisht e ngulitur mbi strategjinë gjermane Industrie 4.0.

Duke filluar nga vizita shtetërore e Presidentit kinez Xi Jinping në Gjermani në marsin e 2014, marrëdhëniet kino – gjermane janë ngritur në nivelin e të ashtuquajturit partneritet strategjik global. Si shenjtë e bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëveshjes, në 2011 është krijuar edhe mekanizmi i konsultimeve qeveritare. Fakti që të dy kabinetet mblidhen për t’u konsultuar, nën drejtimin e kryeministrave respektivë, është një shprehje e rrallë besimi. Me asnjë vend tjetër Kina nuk e ka një nivel të tillë bashkëpunimi. Edhe fakti që Angela Merkel e ka vizituar 9 herë Kinën dëshmon peshën aktuale e shtetit kinez në politikën e jashtme gjermane. Por përpara se të arrihet në këtë pikë ka pasur ulje ngritje të shumta. Arsyet janë të shumta. Në vlerësimin e saj të raporteve kino – gjermane, Ministria e Jashtme gjermane shprehet në mënyrë pakashumë të thatëe: «Gjatë 40 viteve të fundit, këto marrëdhënie janë intensifikuar deri sa kanë arritur një larmi të madhe aspektesh, frekuencë të konsiderueshme dhe një substancë politike gjithnjë e më të fortë: janë miqësore dhe të mira (freundschaftlich und gut)». Krahasuar me formulat e përdorura në raportet gjermano – amerikane («një miqësi e gjatë e maturuar në vite») dhe në ato franko – gjermane («me asnjë vend tjetër nuk ekziston një koordinim kaq i vazhdueshëm dhe kaq intensiv në të gjitha fushat»), shprehja «miqësore dhe e të mira» është tejet e përmbajtur, ama i korrespondon realitetit. Gjermania është një prej vendeve të pakta që, në raportet me Kinën, i përballon problemet në mënyrë të hapur, pa ju dashur për këtë të marrë qëndrime superioriteti. Prandaj funksionojnë mjaft mirë dialogjet lidhur me shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, 2 ndër mbi 60 mekanizmat e institucionalizuara në diskutimet midis dy vendeve. Gjithsesi, vazhdohet të flitet. Në Ministritë e Jashtme edhe divergjencat ideologjike përmenden me emër: «Pavarësisht zhvillimit pozitiv të marrëdhënieve tona bilaterale, mbesin diferenca themelore ideologjike ne aspektin e të drejtave civile, në mënyrë të veçantë lidhur me liritë personale. Gjermania ruan një interes të madh për një evolucion të politikës së brendshme të Kinës që zgjeron strukturat e shtetit të së drejtës dhe sistemet sociale, që zhvillon një drejtësi më të madhe politike dhe ekonomike, dhe, në mënyrë te veçantë, që njeh liritë themelore dhe zgjidh paqësisht çështjet e lidhura me minorancat».

Ministria e Jashtme kineze nuk shpreh në fakt asnjë dëshirë apo dëshirë rreth shtetit apo shoqërisë gjermane. Asnjë kinezi nuk do t’i shkonte në mendje ta tregonte Gjermaninë si rrugën më të mirë për të ardhmen. Pas përvojës me dominimin e huaj në shekullin e XIX-të e të XX-të, Kina mbron sovranitetin e saj, të fituar me çmimin e viktimave të shumta, sikur të ishte një gjë e shenjtë. Ndërhyrjet nga jashtë nuk konsiderohen aspak të mirëseardhura, por konsiderohen edhe të dyshimta. Këmbëngulja e Kinës mbi parimin e «mosndërhyrjes në punët e shteteve sovrane» i duket Gjermanisë, që me Bashkimin Europian po verifikon mundësinë e një ngrehine mbikombëtare, si një paaftësi për të ecur me hapin e kohës, por Berlini harron se edhe perspektiva e tij i ka rrënjët në përvojën historike: fakti që Gjermania ka nxjerrë nga fajet e veta historike një imperativ kategorik që shërben si metër absolut, nganjëherë është pak i pëlqyeshëm për Kinën. Një forcim potencial i konfliktit shkaktohet nga turbullimi kinez ndaj rritjes kineze. Kinesa nuk futet në skemat e vjetra të dobishme për të inkuarduar orientimet politike dhe gjykimet mbi vlerat. Thekson Sieren: «Intelektualët e majtë janë të irrituar nga fakti që një vend komunist po bëhet turbokapitalist dhe se, jo të kënaqur me këtë, pohojnë bile se bëhet fjalë për “socializëm të markës kineze”. Kurse konservatorët dhe liberalët janë kundër pse një diktaturë komuniste ka prej dekadash një sukses të tillë ekonomik». Në raportin e trazuar me Kinën, problemi që i shtyn gjermanët, në analizë të fundit, është autoriteti i gjykimit mbi të mirën dhe të keqen. Pyetja themelore duhet të jetë: Kina përfaqëson një katastrofë apo një shpresë të mundshme?

Do të ishte mirë që të pritej përpara se të formulohej një gjykim i ngutur mbi raportet kino – gjermane, siç ka këshilluar Mei Zhaorong, ish ambasador kinez në Japoni. Jo konsensusi politik, pohon ai, por raportet e ngushta ekonomike – tregëtare janë në qendër të marrëdhënieve të veçanta midis Kinës dhe Gjermanisë. Interesat e përbashkëta ekonomike kontribuojnë në gjetjen me shpejtësi të një terreni të përbashkët, jo vetëm në aspektin tregëtar. Vijnë kritika mbi teprinë e eksporteve e të dyja vendeve? Arësyet strukturore duhet të kërkohen më shumë në vendet që i ngrejnë kritika të tilla. Shtetet e Bashkuara refuzojnë të marrin pjesë në Bankën Aziatike të Investimeve (AIIB)? Gjermania nuk duhet të ketë probleme, në fakt merr pjesë qysh nga momenti i parë. Vëzhguesit i atribuojnë një vendimi të tillë gjerman, përtej një domethënieje ekonomike, edhe një dimension gjeopolitik. Të dy vendet janë të afta dhe pragmatikë sa duhet për të menaxhuar situatat e vështira të konkurrencës: pas dekadash zhvillimi mbresëlënës, Kina nuk është më as partneri i vogël i Gjermanisë, as nuk ka më nevojë për ndihma ndaj zhvillimit, duke u gjetur gjithnjë e më shumë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me furnitorët gjermanë. Dëshirohet të spostohet teatri i aktiviteteve në vende të treta, në të cilin të bashkëpunojnë pa u penguar reciprokisht. Në një kontekst global, Gjermania mund të përfitojë edhe politikisht prej raporteve të mira me Kinën. Duke filluar nga shpërthimi i krizës financiare, Gjermania është bërë pa dëshirën e saj gjithnjë e më shumë hegjemon në Europë. Duhet të tejkalojë zakonin e të fshehurit politikisht në radhën e dytë, sidomos prapa Francës. «Europa gjermane» mund të mos arrijë të menaxhojë sfidat e komplikuara në horizont derikur Gjermania të disponojë vetëm soft poëer dhe jo instrumenta praktikë politikë dhe ushtarakë. Për momentin, Berlini duket i izoluar në Europë me politikën e saj e rreptësisë financiare dhe me mbylljen ndaj emigracionit. Projekti europian rrezikon që të shembet. Karshi Rusisë, Brlini e ka pothuajse humbur rolin prej ndërmjetësuesi që kishte luajtur historikisht. Dhe papritmas, edhe Amerika nuk duket më e besueshme. Vetëm Kina paraqet akoma një garani të caktuar stabiliteti. Martesa kino – gjermane nuk duket e diktuar kështu nga bindje të thella, por nga arsyeja.

Nëse një britanik nuk e kupton sensin e një teksti të vështirë, thotë: «It’s all Greek to me». Nëse një gjerman ndodhet në të njëjtën situatë, përdor shprehjen: «Ich verstehe das Fachchinesisch nicht» (fjalë për fjalë: «Nuk e kuptoj këtë kinezçe për specialistë»). Pse gjermanët ia atribuojnë tiparet e të huajës, enigmatikes dhe të pakapshmes pikërisht Kinë ka mundësi që nuk është më e rindërtueshme as gjuhësisht, as historikisht. Por ky vizion i Kinës është i gjallë akoma sot. Midis të gjitha vendeve industriale të Perëndimit, gjermanët kanë imazhin më negativ për Kinën. Deri edhe amerikanët, që shikojnë tek vendi i madh aziatik kundërshtarin dhe rivalin e ardhshëm, e vlerësojnë Kinën në mënyrë më pozitive sesa gjermanët. Kjo konfirmohet si nga amerikania Peë Research Center (2015), ashtu edhe nga Huawei – Studie (2016), hulumtim i kryer nga institucione të njohura gjermane për llogari të kompanisë së produkteve teknologjike Huawei. Vlerësimi mbizotërues negativ i Kinës nga ana e gjermanëve ka motive të ndryshme;  stereotipet e komunizmit e socializmit të përcjella nga Lufta e Ftohtë janë mbizotëruese tek gjeneratat më të moshuara; rrëfimet gazetareske lidhur me Kinën janë karakterizuar për shumë kohë ngë sensacionalizmi sesa nga dëshira për të transmetuar informacione. Çfarë vlere ka partneriteti strategjik global nëse më pas qytetarët e të dy vendeve nuk vlerësohen reciprokisht?

Çelësi i përgjigjes së kësaj pyetjeje gjenden në njohjen reciproke të kulturës e të formimit, pavarësisht elementit të ekzotizmit apo të të qenit të huaj, por që në këtë rast ushtron një tërheqje të caktuar. Pavarësisht se 55% e gjermanëve të intervistuar e konsideron kulturën kineze si shumë të huaj (47% e kinezëve që kanë një raport shumë të shkëputur me kulturën gjermane), formimi kinez vlerësohet pozitivisht nga shumica e gjermanëve. Bile 54%, në kuadër global, i atribuon Kinës një pozicion të dorës së parë në formim; 68%  beson se sistemi formues kinez ka një efekt pozitiv mbi kompetitivitetin e vendit. Prej vitesh, kinezët përfaqësojnë grupin më të madh të huaj midis studentëve universitarë në Gjermani; kurse gjermanishteje ofrohen në mbi 200 universitete kineze. Janë lidhur mbi 500 partneritete universitare midis dy vendeve. Apogjeu i shkëmbimit formativ është arritur nga Ministria për Kërkimin Shkencor e Gjermanisë (Bundesministerium für Bildung und Forschung) me China – Strategie 2015 – 2020. Nga ana e saj, edhe Ministria e Shkencës dhe teknikës kineze ka bërë të njohur strategjinë e saj për Gjermaninë. Një shkëmbim të kësaj natyre gëzojnë sidomos gjeneratat e reja e të dyja vendeve, që mund të komunikojnë të shlira nga steroetipet e ngulitura historikisht. Veç kësaj, Kina përgatitet që të avancojë një politikë të jashtme kulturore më aktive për të kërkuar që ta promovojë kulturën kineze në nivel ndërkombëtar dhe në këtë aktivitet mund të mbështetet me Goethe Institut gjerman si partner. Sot gjermanët mund të frekuentojnë kurse të gjuhës dhe kulturës kineze në 18 Confucius Institute në Gjermani. Në Stralsund, më i riu i këtyre instituteve është inauguruar personalisht nga Angela Merkel. Një gjest aspak i rëndomtë. Deri më sot, Merkel është kryeministrja e vetme e një shteti perëndimor që ka inauguruar nja Confucius Institute. Për shumë shpirtëra konservatorë, Confucius Institute duhet të jetë akoma dora e gjatë e një regjimi komunist që synon të sulmojë nga brenda demokracinë perëndimore. Jo rastësisht instituti i Hanover, që ka kam pasur nderin ta krijoj e ta drejtoj, ka prej vitesh një vend të vogël në raportet mbi sigurinë e Loëer Saxony. Edhe pse, zyrtarisht, nuk bëhet fjalë për kundërspiunazh.

Sigurisht që Kina nuk mendon të paraqitet si alternativë ndaj Shteteve të Bashkuara. Problem as nuk paraqitet fare: Kina është tejet realiste. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë të lidhur nga një raport i veçantë, që nuk dobësohet. Pasi pa fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë histleriane nuk do të kishin ndodhur as Plani marshall, as diskutimi i famshëm “Ich bin ein Berliner” i John Kennedy. Për kthesën më të madhe në historinë gjermane, nga ku ka lindur Gjermania e re, e shtruar, e emancipuar dhe e jetueshme, gjermanët duhet të falenderojnë parasëgjithash vëllain e madh amerikan. Vetëm ombrella e NATO-s ka bërë të mundur integrimin europian, çështje themelore për Gjermaninë. Si forcë civile paqeje, Gjermania është në realitet jashtëzakonisht e varur nga fuqia ushtarake amerikane, bile më shumë nga sa do të donte. Pavarësisht kësaj varësie, kundërshtitë janë të mundura dhe nuk janë të rralla. Për shembull, për shumë gjermanë politika financiare amerikane është shpesh e papërgjegjshme dhe e paskrupull. Kriza e fundit financiare, që filloi në 2008 në Wall Street, nuk është kundërshtuar në rrënjë. Edhe pse qeveria gjermane nuk ka pasur kurajën të protestojë me Amerikën për pozicionin e saj ndaj Edëard Snoëden, vëzhguesve të vëmendshëm nuk u ka shpëtuar klima mjaft kritike në brendësi të opinionit publik gjerman. Militantë të vjetër të majtë, antimilitarist, aktivistë për paqen, ekologjistë, antikapitalistë, joglobalistë dhe të tjerë në Gjermani formojnë spektrin e një aleance antiamerikane. Por ky antiamerikanizëm gjerman është më shumë një mekanizëm vetëkorrigjimi, i ngulitur në sistem, sesa një lëvizje subversive dhe revolucionare. Ndërsa kritikët gjermanë të Shteteve të Bashkuara kontestonin veprimet e Uashingtonit, vinin në diskutim edhe papërsosmërinë e tyre. Kështu edhe klima e përgjithshme kundër Donald Trump në Gjermani futet në këtë skemë. Aktor i ri global, Kina po riformulon një rol në këtë konstelacion kompleks, jo pa kontradikta. Fat të mbarë.

(Dr. Hu ChunChun punon në Germany Research Center of Tongji University dhe ka qenë ish Drejtor i Confucius Institute Hannover)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button