Politika

Rama në OKB: Pavarësia e Kosovës u shndërrua në “rrip sigurimi” për rajonin

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë sot në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Ai e nisi fjalën e tij para përfaqësuesve të shteteve me sfidat që përballet sot njerëzimi.

“Sa herë ka ndodhur që njerëzimi të përballet me kaq shumë sfida konkrete si në ditët e sotme. Kur ka pasur një tjetër kohë që të jemi përballur me kaq probleme?”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha se terrorizmi global sot po kërcënon vlerat e botës. Ai premtoi para liderëve të 194 shteteve si lideri i një vendi të vogël se Shqipëria do vijojë ta bëjë detyrën e saj.

“Unë, lideri i një vendi të vogël theksoj solemnitetit tonë për të bërë besnikërisht detyrën tonë. ISIS ka humbur 90% të territorit që kontrollonte. Por të mos gabojmë, disfata në teren nuk do të thotë që do të zhduket. Shqipëria ishte një nga vendet e para të rreshtuara në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit kombëtar. Ne mirëpresim vëmendjen e shtuar nga organizatat rajonale për çështjet e sigurisë. Në të gjithë botën njerëzit duan të jenë të sigurt, të çliruar nga dhuna, të trajtohen me dinjitet, pa dallim gjinie, race, bindjeve politike etj. Duhet të bëjmë më shumë se një deklaratë pajtuese” – tha kryeministri në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Mes të tjerash Rama pohoi se radikalizmi vazhdon të trondiste vlerat e njerëzimit, ndërsa u ndal edhe tek ndryshimet klimaterike.

“Radikalizmi vazhdon të trondiste vlerat tona, ato janë po godasin qorrazi anë e mbanë botës. Disa konflikte brutale dhe të pandashme vazhdojnë të na rrezikojnë. Të tilla janë edhe pasojat që pasqyrojnë për vuajtje pa mbarim për komunitetet. Ndryshimet klimaterike një e vërtetë sfidueses e që disa vazhdojnë të vendosin pikëpyetje. Kjo përbën një prej sfidave më problematike. Katastrofat janë duke u bërë më të shpeshta dhe intensive. Sezoni i uraganeve na tregon se natyra do jetë e avantazhuar përballë nesh. Ne duhet të mbrojmë planetin, jetët tona. Rendi ndërkombëtar është sfidues. Më keq situatë në Azinë Juglindore, një krizë e stërzgjatur. Pabarazia vijon të rritet dhe bota bëhet më e pasur në kontrast. Asnjë vend, sado i madh apo i fuqishëm s’mund të përballet apo zgjidh këto sfida i vetëm. Vizioni duhet të jetë universal”, tha Rama.

“Pranimi i Kosovës në ccdo institucion është me rëndësi. Ka pasur nga ata që mendonin se pavarësia e Kosovës do të cclironte disa forca të errëta. Ne nuk kemi parë asnjë nga këto. Përkundrazi, sot qytetarët e Kosovës janë qytetarë të denjë. Pavarësia e Kosovës nuk çliroi forca të errëta, por u shndërrua në “rrip sigurimi” për stabilitetin në rajon” – tha Rama në OKB.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button