Nga Facebook

Thanas Medi, shkrimtar qe te rremben me prozen e tij te mahnitshme.

Sami Milloshi

Eshte bere vertet e veshtire te gjesh libra te mire.Sepse, te bombardojne reklamat per mediokritetin. Revista dhe gazeta profesionale,nuk ka. Keshtu qe nuk di se cfar te zgjedhe njeriu te lexoje.
Mua kesaj radhe me ka ndihmuar Agron Tufa, i cili diku permendi emrin e Thanas Medit, si emer ” …per t’u mbajtur mend “.
Romanin KOHE E DJEGUR te Medit e lexova pas dy romaneve te rinj, gjithashtu shume te mire,pas ORA E ZOOPARKUT te Zija Celes dhe PROFETI NGA PRAGA te Musa Ramadanit.
Qe ne pesedhjete faqet e para te KOHE E DJEGUR ndjeva se kam te bej me nje prozator te mrekullueshmen. Meqe e kam mik ne Facebook, ( por nuk e kam takuar kurre ne jeten time) i shkrova ne inbox Thanas Medit i entuziasmuar. Thanasi me nje vetepermbajtje te admirueshme,me ktheu pergjigje me fjale modeste” …Shpresoj te mos zhgenjehesh…” Une,perseri,i bindur ne shijet e mia kembengula :” Ka zero shans te zhgenjehem nga proza jote…”
Tani qe e mbarova se lexuari romanin,mund te them pa piken e modestise se shtirur se jam krenar per shijet e mija estetike dhe u kenaqa po aq sa c’jam kenaqur estetikisht me prozatore te medhenj shqiptare e te huaj.
Pike se pari, e mbi te gjitha Medi,me prozen e vet eshte vetvetja me te gjitha permasat qe ngerthen kjo fjale. Madje,une kuptoj midis rreshtave,se kjo cilesi, vetvetja,ose e thene ne terma te njohura: origjinaliteti artistik,eshte si te thuash kredoja me e shpallur e tij si autor. Eshte e vertete mua me kujton Mitrush Kutelin per embelsine e fjales dhe per rrokjen e atmosferes shqiptare. Por, ky nuk eshte vecse nje iluzion.Sepse,
ne thelb,gjithshka qe te jep emocione prej prozes se tij, eshte e vetja.
E vetja eshte lenda jetesore e shnderruar ne lende arti. E vetja eshte kamera me te cilat ka filmuar Lepushetin dhe Elinohorin. Te tijat jane tallazet e shpirtit qe perballet me fortunat e jetes sa ne Lepushet,sa ne Elinohor . E tija eshte gjuha e perndritur dhe fraza gjithe leng jete qe verehet ne 360 faqe te romanit.
Thanas Medi nuk eshte rrekur te na cudise me eksperimente letrare.Jo,ai si te thuash ka vijuar ne hulline e nje proze klasike. Ama,ka patur shume sqime dhe kujdes te jete i paperseritshem ne gjithshka. Mbi te gjitha me nje sinqeritet gati gati feminor ne ritmin e rrefimit dhe ne detyrimin per t’ia shfaqur lexuesit deri ne skutat me te padukshme boten e personazheve te romanit te tij.
Lexuesi do te gjeje nje skalitje skulpturore prej mjeshtri personazhin e Azis Korbit,te Sonjes, te Elektres,te Anastasit, te Pavllo Xhorit, si personazhe te dores se pare. Por, jo me pak te hijshem dhe te sofistikuar jane edhe personazhet plotesues te tablose romantiko- tragjike te romanit KOHE E DJEGUR.
Une e ndjej kete roman ne te gjitha indet e tij edhe per faktin se ashtu si Thanas Medi kam pervojen jetesore te emigrantit shqiptar,me nje ndryshim te vogel se miku im jeton ne Athine dhe une ne Boston. Duket sikur kjo qe thashe nuk ka fare lidhje me romanin. Dhe ne nje aspekt nuk ka. Po flas per letersi fiction. Ama, sado i fuqishem te jete gjeneratori i fantazise artistike ka nevoje per nje ” prize” ku te fuse ” spinen” e tij. Dhe kjo prize, eshte nje cope jete qe e ke jetuar ti,ose dikush tjeter qe e ke pare me syte e tu,por MUNDESISHT Ti Vete.
Thanas Medi ka te drejte qe me plot gojen te thote se kjo eshte e verteta artistike e asaj jete qe kam jetuar vete.
Njelloj, te themi, sic ka patur te drejte Charles Bukowski te thote se kjo eshte e verteta artistike e asaj jete qe kam jetuar vete. Ky eshte nje plus i madh, dhe zakonisht kete fat e kane prozatore qe behen te dashur per lexuesin njesoj si kafja e mengjesit apo si seksi me te dashuren kohe e pa kohe…
Nuk mund te le pa vene ne dukje nje humor te brendshem qe e pershkon gjithe prozen e Medit,humor i cili eshte i gershetuar hera heres me te papritura dramatike. Ashtu sic eshte krejt e dukshme se Medi vjen ne proze i ngjeshur mire me armet e poetit ku shquan nje lirizem i holle alla Esenin.
Une mund te vazhdoja edhe me persiatje per te deshmuar se pse me terhoqi si magnet mua romani KOHE E DJEGUR i Thanas Medit. Por, nuk po e bej kete, per t’ia lene lexuesit te gjere te rishijoje estetikisht fatin e Azis Korbit dhe te Sonja Diamantit, nje Romeo dhe Zhuljete krejt origjinale te dhene mjeshterisht prej pendes se Thanas Medit.
Dhe se fundi,po e bej publike, pa patur droje se miku im Thanas Medi do te me qortoje, une i kam thene atij se kemi detyrimin te shihemi ose ne Boston ose ne Athine….Se vetem MALI ME MALIN NUK TAKOHEN…
Thanasi me ka ftuar me dashamiresi ne Athine. Atje,ndoshta do te takojme edhe nje personazh te romanit te tij,Elektren….

Boston,23 Shtator 2017

Shenim: Kete status mund ta botoje cdo gazete shqiptare qe e sheh te arsyeshme ta botoje,mjafton te permende se eshte marre nga faqja e Facebookut tim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button