Home / Politika / Haradinaj vjen në Tiranë, pritet nga Rama dhe ministrat

Haradinaj vjen në Tiranë, pritet nga Rama dhe ministrat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur vizitën e tij në Tiranë.

Ndërkohë, axhenda e tij nis me pritjen nga homologu i tij Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

Detaje të reja janë bërë publike teksa burime për mediat thonë se përveç Ramës, Bashës dhe Metës, Haradinaj do të takohet edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pretendentin për fronin mbretëror, Leka II Zogu.

Ceremonia e mirëseardhjes për Haradinajn është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vjen sot në Tiranë, në të parën vizitë të tij jashtë shtetit që prej marrjes së detyrës. Dje zyra e shtypit në Kryeministri zbardhi axhendën e takimeve të z. Haradinaj gjatë qëndrimit të tij sot në kryeqytet.

Kështu, në orën 10:00, është parashikuar ceremonia ushtarake e mirëseardhjes, që do të organizohet në Pallatin e Brigadave. Më pas axhenda do të vijojë me takimin e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, dhe delegacionet e të dy vendeve.

Ndërkohë, në orën 11:00 do të zhvillohet takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. Sakaq, takimi mes dy liderëve do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të zhvillohet në orën 11:30.

Po ashtu, Haradinaj pritet të takohet me presidentin e Republikës, Ilir Meta në 12:20, në ambientet e Presidencës, dhe më pas ai do të largohet drejt Malit të Zi, ku do të diskutojë mbi demarkacionin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: