Sporti

“Skenderbeu” gabojnë sërish, vetëm 1 pikë në “Elbasan Arena”

Ashtu si dy javë më parë ndaj Dinamos së Kievit, Skënderbeu ka kaluar i pari në avantazh, por sërish nuk ia kanë dalë të ruajnë avantazhin ndaj Young Boys në “Elbasan Arena”.
Fatmirësisht nuk u përsërit i njëjti skenar si në Kiev, ku pas golit të barazimit pësoi edhe dy gola të tjerë, por në “Elbasan Arena” ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 1-1.
Në 45 minutat e para janë miqtë zviceranë që rrezikojnë të parët dhe herë pas here tentojnë edhe të gjejnë rrugën e rrjetës, por Orges Shehi u tregua tepër i saktë duke e ndalur topin.
Me rrjeta të paprekura u mbyll edhe fraksioni i parë i ndeshjes. Në ndryshim nga pjesa e parë, Skënderbeu  u shfaq më i rrezikshëm pas rifillimit të lojës, e në momentin e tyre më të mirë Ali Sowe në të 65-tën ka kaluar në avantazh “Ujqërit e Dëborës”.
Por pas shënimit të golit janë zviceranët ata që hidhen në sulm dhe u shpërblyen me gol, nga Assale i cili i gjendur i pambuluar në hyrje të zonës ka gjetur në befasi Orges Shehin duek barazuar shifrat.  Minutat e mbetura nuk sollën asgjë të re për asnjë prej skuadrave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button