Politika

Artemis Dralo, një minoritare greke vjen në kabinetin “Rama 2”

Një minoritare do të mbajë postin e zëvendësministres së Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Artemis Dralo, nga minoriteti grek, do të marrë kështu postin e Odeta Barbullushit, e cila lë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Artemis Dralo ishte kandidate për deputete nën logon e Partisë Socialiste në Dropull.

Prezantimi zyrtar i Dralos si zëvendëse e ministrit Ditmir Bushati do të bëhet në Asamblenë e Partisë Socialiste që mbahet më 7 shtator.

Po kush është Artemis Dralo? Ajo ka lindur në Gjirokastër, më 19.05.1981. Ka përfunduar studimet e larta në degën Gjuhë Angleze në Universitetin “E.Çabej”, Gjirokastër dhe aktualisht mban titullin “Docent” si dhe gradën shkencore “Doktor i shkencave”, të fituar më 2016 në Universitetin e Tiranës. Dr. Artemis Dralo (Malo) ushtron profesionin e saj si pedagoge në Universitetin “E.Çabej”, Gjirokastër, që nga viti 2003 e në vazhdim.  Ajo është një figurë e njohur dhe e vlerësuar në komunitetin minoritar Grek, si dhe atë Gjirokastrit. Në vitet 2004–2008 ka ushtruar detyrën e anëtares së Këshillit Bashkiak në Gjirokastër si dhe ka qënë Kryetare e FGRS, po ashtu edhe anëtare e Asamblesë Kombëtare së PS gjatë periudhës 2006–2009. Është njohëse akademike e gjuhës angleze, si dhe zotëron gjuhën greke, franceze dhe italiane.

Artemis Dralo ishte kandidatja për deputete e renditur në vendin e pestë të listë së Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button