Ekonomia

Albpetrol, Phoenix dhe Bankers në gjykatë, ja arsyet e konflikteve

Shtatori duket se nuk ka qenë shumë i qetë për kompanitë që operojnë në sektorin hidrokarbur në vend. Tre prej aktorëve kryesorë që operojnë në nxjerrje dhe prodhim nafte kanë përfunduar në gjykatë duke dorëzuar secila nga një dosje për konflikte që nuk lidhen mes tyre por kanë përballë palë të tjera.

Sipas të dhënave të çështjes Bankers ka apeluar vendimin e dhënë nga shkalla e parë e cila nuk ka shfuqizuar vendimit të Bashkisë Patos sa i përket tarifës për ndotjen e mjedisit përcaktuar në shumën 10 milionë lekë. Të paditur janë Bashkia Patos dhe këshilli bashkiak lidhur edhe me disa vendime të tjera siç është tarifa e pastrimit në shumën 3 milionë lekë.

Shoqëria tjetër “Phoenix Petroleum” sh.a ka paditur Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve  në Vlore, si dhe Inspektoriati Shteteror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujerave, Tiranë për shkak të disa vendimeve të marra prej tyre për të dënuar administrativisht kompaninë. Vendimet I përkasin  vitit 2015 dhe kanë kaluar edhe hallka të tjera ankimimi para se të përfundojnë në Administrativen e Apelit.

E treta në radhë është kompania publike Albpetrol e cila ka paraqitur një padi kundër Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ku palë e tretë është edhe Avokatura e Shtetit. Në objekt të padisë është shfuqizimi I një vendimi të marrë nga ky Komisioner për rikthimin në punë të një punonjëseje.

Kjo nuk është çështja e parë për të cilën kompanitë kanë përfunduar dyerve të gjykatave për arsye më të ndryshme në disa raste të regjistruara gjatë vitit 2017 për rivlerësimin e detyrimeve tatimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button