Kosova

Milaim Zeka u kërkon falje në Parlament dy grave që i kishte fyer më parë

Milam Zeka, deputeti i Nismës, i cili u sulmua fizikisht nga Frashër Krasniqi gjatë një debati, sot në seancën e Kuvendit, u kërkoi falje dy grave që i kishte fyer më parë.

“Më kanë rre Albin Kurti, Rexhep Selimi, Dardan Molliqaj dhe Albulena Haxhiu”, tha Zeka gjatë fjalimit në seancë të Kuvendit.

Pas kësaj, u krijua një “lëmsh”, pasi filluan të flasin edhe deputetët e opozitës, ku Zekës iu ndal mikrofoni dhe nuk u dëgjua se çfarë po ndodh aty, edhe pse ai vazhdoi të flasë drejt opozitës.

Me këtë rast ndër të tjerash, Zeka ka kërkuar falje publike për fyerjet e bëra ditë më parë në drejtim të deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri, si dhe disa deputetëve të tjerë.

“Kërkoj falje nga deputetja Besa Gaxherri dhe deputetët tjerë të cilët janë ndjerë të fyer nga sharja ime në korridor. Kam qenë në gjendje të keqe shpirtërore. I kam kërku falje shpirtërore, private edhe koleges sime të cilës i kam thënë “Lopë e Danimarkës”, ka thënë Zeka.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button