Kronika

Takimi për planin vendor të Himarës

Ashtu siç ishte rënë dakord pas takimit të zhvilluar një javë më parë në Vlorë, sot pritet të mbahet një tjetër takim mes banorëve të Himarës, kryetarit të Bashkisë Jorgo Goro dhe ministrave Damian Gjuknuri dhe Mirela Kumbaro, lidhur me Planin e Përgjithshëm Vendor të kësaj bashkie.
Edhe pse ishte rënë dakord që më parë që të pranishëm në takim do të ishin një përfaqësi e banorëve, nuk janë të këtij mendimi banorët, të cilët kërkojnë të futen në ambientet e stadiumit të Himares, ku është planifikuar të zhvillohet dhe takimi.
Forca të shumta policie kanë rrethuar gjithë stadiumin, ku në ndihmë kanë ardhur edhe forca policie nga Vlora. Në këto moment janë duke u thirrur emrat e personave që do të jenë pjesë e takimit, ndërsa kjo kundërshtohet nga pjesa tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button