Sporti

Hysaj me sytë nga Italia: Luaj ku të më thotë trajneri

Elseid Hysaj është një nga futbollistët më konstantë të kombëtares shqiptare, që edhe sot është munduar t’i japë qetësi lojës së kuqezinjve, ndonse nuk luante në rolin e tij natyral.
“Ishte një ndeshje e vështirë, sepse Spanja është një kundërshtar shumë i fortë, gati gati e pamundur për t’u përballuar. Gjithsesi, ne u munduam t’i përgjigjemi lojës së tyre dhe arritëm t’i sulmojmë disa herë rrezikshëm, por pak edhe për shkak të fatit, nuk ia dolëm të shënonim. Roli i ri nuk është aspak problem për mua, sepse jam i gatshëm të luaj aty ku më kërkon rajneri, qoftë edhe në sulm”, u shpreh Hysaj.
Mbrojtësi shkodran duket se ka filluar menjëherë të mendojë për sfidën e ‘Loro Boriçit’, ndaj Italisë, ku do të gjejë përballë edhe shokun e tij te Napoli, Lorenzo Insigne.
“Luajmë ndaj Italisë, luajmë në qytetin tim Shkodër dhe për më tepër, për ballë do të kem Insignen, shokun tim të ekipit te Napoli, ndaj mezi po e pres atë ndeshje. Shumë shqiptarë, ashtu si edhe unë, jemi tifozë me Italinë, por do të kërkojmë t’i mposhtim në atë 90 minutësh”, tha Elseid Hysaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button