Sporti

Doukas, trajneri i Kombëtares së basketbollit

Antonios Doukas është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Basketbollit për meshkuj. Tekniku grek nënshkroi para mediave kontratën me Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, që e cilësoi zgjedhjen e tij si atë të duhurën mes disa kandidaturave serioze.
Sipas SuperSport, aventura e Doukas nis me ndeshjet zyrtare të paraeleminatoreve të Europianit të vitit 2021, ku Shqipëria ndodhet në grup me Armeninë dhe Danimarkën. Presidenti i Federatës e pikëtoi edhe si objektiv.
Nga ana e tij, Doukas që është njëkohësisht edhe trajneri i Tiranës, theksoi se mbajtja e dy detyrave nuk do ta pengojë në punën e tij me Kombëtaren, përkundrazi.
“Jemi duke punuar për të bërë një përzgjedhje sa më të mirë, duke përfshirë edhe ata që luajnë jashtë vendit. Të jeni të bindur se do të bëjmë një ekip të fortë dhe do të bëjmë më të mirën për të fituar ndeshjen e parë ndaj Armenisë. Fakti që jam në krye të Tiranës është një shans më shumë për të drejtuar Kombëtaren dhe zgjedhur elementët e duhur për të”, u shpreh ai.
Për sa i përket Kombëtares së femrave që nis në 11 nëntor fushatën kualifikuese të Europianit, dhe është ende pa një trajner Presidenti Ponari u shpreh se Federata është duke studiuar kandidaturat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button