Kronika

Autobusi i linjës përplas për vdekje të moshuarën në Kamëz

Një e moshuar ka humbur jetën e aksidentuar nga një autobus në vendin e njohur si “Ura e Institutit” në Kamëz.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30. Policia është njoftuar nga një telefonatë e mbërritur në numrin e emergjencave.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka verifikuar se autobusi i linjës së Kamzës që drejtohej nga shtetasi me inicialet B.Ç., ka aksidentuar një kalimtare.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë e aksidentuara ka gjetur vdekjen.
Policia është duke kryer veprimet proceduriale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button