Bota

Acarohet marrëdhëniet Turqi-SHBA: SHBA ndërpret dhënien e vizave, kundërpërgjigjet Ankaraja pas sherrit Gylen

Edhe Turqia e pezulloi shërbimin e vizave, në mesin e sherrit konsullor me Shtetet e Bashkuara. Ambasada turke në Uashington u shpreh se, i duhet të justifikojë angazhimin e qeverisë ndaj sigurisë së misionit diplomatik dhe personelit.
Një deklaratë e ngjashme ishte lëshuar më herët nga Ambasada amerikane në Ankara, ku thuhej se, “ngjarjet e fundit e kanë detyruar qeverinë amerikane të rishqyrtojë angazhimin e saj ndaj ekzekutivit turk, lidhur me sigurinë e objekteve të misionit dhe personelit amerikan”.
Njoftimi nuk sqaronte arsyet përse po ndodhte rivlerësimi i angazhimit ndaj Turqisë, e as sesa do të zgjasë ky pezullim.
“Për të minimizuar numrin e vizitorëve në Ambasadë dhe në konsullata pezullohen efektivisht menjëherë të gjitha shërbimet për viza jo emigrimi në të gjitha objektet diplomatike amerikane në Turqi”, ishte mesazhi i përcjellë në drejtim të autoriteteve turke.
Ndonëse nuk pati shpjegime të mëtejshme, lëvizja vjen pasi një punonjës i konsullatës amerikane në Stamboll u ndalua javën e kaluar nën dyshimin e lidhjeve me Fetullah Gulenin, kleriku i akuzuar prej Ankarasë dhe Recep Tayyip Erdoganit si organizatori i grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar.
Uashingtoni e dënoi ashpër episodin e konsideruar prej tij si krejtësisht i pabazë dhe i dëmshëm për marrëdhëniet dypalëshe. Punonjësi i arrestuar ishte shtetas turk. Ankaraja i bën prej muajsh presion Uashingtonit të ekstradojë Gulenin, të cilin Erdogan e sheh si shkakun kryesor të trazirave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button