Home / Sporti / Buffon: Shqiptarët, popull me identitet dhe krenari

Buffon: Shqiptarët, popull me identitet dhe krenari

Pak orë pasi avioni i tyre është ulur në Rinas, axurrët kanë mbërritur në Shkodër ku do të luhet edhe ndeshja e fundit e këtyre eliminatoreve. Por ajo çfarë ka rënë në sy është informacioni që portieri dhe kapiteni i italianëve ka për Shqipërinë.

“E njoh paksa historinë shqiptare, e kam studiuar dhe është shumë e bukur. Bëhet fjalë për një popull që ka identitet dhe krenari. Mbi të gjitha më bënte përshtypje kur lexoja në libra se: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”. Kjo të bën të kuptosh bashkimin e madh që ekziston, përtej diferencave, mes të cilave edhe fetare. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ndihen shqiptarë dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme”, deklaroi Gianluigi Buffon për mikrofonin e Supersport.

Por kjo nuk është hera e parë që juventini vjen në Shqipëri, mbi dy dekada më parë, kur ishte pjesë e Parmas, ai ka luajtur kundër Teutës, periudhë të cilën Buffoni e kujton dhe për ndryshimet që sheh ka vetëm komente pozitive.

“Kam qenë në Shqipëri thuajse 23 vjet më parë, pasi kam luajtur me Parmën ndaj Teutës. Kjo është hera e dytë që vij në vendin tuaj. Kanë kaluar shumë vjet, por më duket sikur Shqipëria po evoluon, është bërë një vend i bukur dhe me njerëz optimistë. Kjo më lumturon, sepse në fund fatet e Shqipërisë dhe Italisë janë ndërthurur gjatë historisë”, tha ndër të tjera Buffon.

Leave a Reply

%d bloggers like this: