Arte

Drama që mund t’i sjellë Denzel Washingonit një tjetër nominim për Oscar

Aktorët e famshëm, Denzel Washingon dhe Colin Farrell, si edhe regjisori Dan Gilroy, janë ekipi i shkëlqyer që qëndron prapa dramës “Roman J Israel, Esq.”.

Filmi i ri që ka në qendër gjykatën, do të nisë shfaqjen nëpër kinematë botërore nga muaji i ardhshëm.

Në muajin e kaluar, “Roman J Israel, Esq.” U shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ku mori kryesisht kritika pozitive.

Disa nga kritikët theksuan se Gilroy është regjisor i talentuar dhe mund të bëjë filma akoma më të mirë, ndërkohë që nuk pati asnjë koment negativ për aktrimin e Denzel.

Washington luan rolin e avokatit Roman Israel, ndërsa mediat spekulojnë se ai mund të nominohet për Oscar me këtë rol.

Kjo dramë sjell luftën që bën avokati për të drejtën shoqërore.

Ngjarja fillon kur Roman vendos të punojë për një avokat të suksesshëm në një kompani të fuqishme, i cili portretizohet nga Colin Farrell, transmeton Telegrafi.

Shelley Hennig, Carmen Ejogo, Nazneen Contractor, Tony Plana, Niles Fitch dhe shumë aktorë të tjerë, janë pjesë e këtij filmi. Filmi që është prodhim i Columbia Pictures do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga data 3 nëntor.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button