Sporti

Mediat italiane “kryqëzojnë” axurrët: Lojë mediokre

Përtej Adriatiku u mirëprit rezultati i arritur në Shkodër dhe fakti që Italia shmangu në play off skuadra si Kroacia, të cilës i druheshin më shumë.
Por, ajo që mediat sportive italiane nuk kapërdinë dot ishte loja e skuadrës.
“Një tjetër paraqitje mediokre e axurrëve që vuajnë ndaj një skuadre modeste dhe fitojnë falë një goli të Kandrevës”, shkruan Gazzetta Dello Sport.
Corriere Dello Sport thotë se Italia bëri një lojë të dobët dhe kjo u shpërfaq më së miri tek rasti kur lojtarët kërkuan një 11-metërsh, që nuk ekzistonte me pretendimin se Veseli kapi topin me dorë brenda zonës.
“Italia fiton…me sfilitje! Kandreva shpëton axurrët nga telashe të mëdha në Play Off”, shkruan Sport Mediaset.
Me fitoren ndaj Shqipërisë, Italia siguroi, të paktën në letër, kundërshtarë më të thjeshtë në Play Off, ku do të përballet me njërën mes Suedisë, Greqisë, Irlandës, Irlandës së Veriut ose Danimarkën. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button