Bota

Spanjë: Ekonomia Katalanase e tronditur nga pasiguria mbi pavarësinë

Vala e pasigurisë e shkaktuar nga një deklaratë e mundshme e pavarësisë sot nga Katalonja po përhapet në ekonominë e saj, duke prekur sipërmarrjet e vogla dhe kursimet, pasi nxiti bankat dhe sipërmarrjet e mëdha të largojnë selitë e tyre.

Një grup i madh kompanishë kanë vendosur tashmë të transferojnë selitë e tyre diku tjetër, ashtu si “Caixabank”, banka e tretë në Spanjë, “Banco Sabadell”, banka e pestë në spanjë, apo kompania energjetike “Gas Natural”.

Madje kjo arratisje ka vazhduar edhe në fillim të javës me administruesin e shërbimeve të autostradave “Abertis” që njoftoi transferimin e selisë së tij në Madrid, për shkak të pasigurisë juridike të gjeneruar nga situata politike aktuale në Katalonjë, ai është ndjekur nga “Cellnex Telecom” dhe kompania e pasurive të patundshme “Colonial”.

Vetëm një nga shtatë kompanitë me qendrë në Katalonjë dhe që janë regjistruar në Bursën e Madridit, grupi mjekësor “Grifols”, ka vendosur të qëndrojë.

Në Barcelonë shumica i tremben faktit se separatistët mund të imponojë një shpallje të njëanshme të pavarësisë, gjatë një senace thelbësore të Parlamentit katalanas sot.

Nuk do të qëndorjmë

Duke përmendur pasojat ekonomike të një pavarësie të mundshme, kreu i një lobi të fuqishëm ekonomik katalanas, Rrethi i Ekonomisë, i kërkoi gjatë fundjavës presidentit katalanas, Carles Puigdemont që të mos vazhdojë më në projektin e tij për pavarësi.

“Katalonja përfaqëson rreth 20 për qind të ekonomisë spanjolle (PBB), 22 për qind të industrisë, 25 për qind të eksporteve spanjolle dhe 40 për qind të sipërmarrjeve të mëdha me më shumë se 200 punonjës”, liston Jesus Castillo, ekonomist spanjoll për bankën ndërkombëtare “Natixis”.

“Mund të themi se mëvete, rajoni mund të jetë jashtëzakonisht i pasur, por ekonomia nuk funksionon kështu. Sipërmarrjet thonë se nëse gjenden në një territor që nuk është më në Bashkimin Evropian dhe në eurozonë, nuk do të qëndrojmë”, thekson ai,

“Nëse Puigdemont shpall pavarësinë, nuk do të thotë që Katalonja do të njihet nga shtetet e tjera, ajo do të mbetet juridikisht një pjesë e Spanjës dhe si do që të jetë duhen bërë negociata”, shpjegon EricDor, drejtori i studimeve ekonomike në Shkollën e Menaxhimit IESEG, në Paris.

Por ajo që ka ndodhur duhet të nxisë qeverinë katalanase të jetë realiste. Sipërmarrjet e mëdha po ikin, kjo është katastrofike për fatuart fiskale të Katalonjës”, thekson ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button