Rajoni

Marrëdhënia speciale e Erdoganit me Ivica Daçiqin

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan po qëndron për vizitë në Beograd. Atje ai është pritur nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrja Ana Brnabiq. Kjo mbase për faktin që serbët presin shumë nga kjo vizitë për faktin që Erdogan ka marrë me vete një numër të madh të biznesmenëve.

Por, pasi ka përshëndetur Vuçiqin dhe kryeministren serbe, Erdogan është ndalur për t’i shtrënguar duart edhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, me të cilën duket se ka marrëdhënie speciale, pasi shkëmbimi mes tyre është mjaft i ngrohtë.

Ditë më parë Erdogan ka nxitur shumë reagime në Kosovë pas deklaratave që i kishte bërë rreth referendumit të kurdëve. Me këtë rast Erdogan u kishte thënë kurdëve që të mësojnë nga shembulli i Kosovës, e cila, sipas tij, nuk po bëhet shteti edhe me 114 njohje.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button