Home / Rajoni / Erdoğan: Rruga Beograd-Sarajevë të ndërtohet sa më parë, shkëmbimi tregtar do rritet në tre miliardë dollarë

Erdoğan: Rruga Beograd-Sarajevë të ndërtohet sa më parë, shkëmbimi tregtar do rritet në tre miliardë dollarë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dje në Beograd deklaroi se projekti i autostradës mes kryeqyteteve të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe Serbisë duhet sa më parë të realizohet, raporton Anadolu Agency (AA). “Sot zhvilluam takime shumë të dobishme, ndërsa do të kemi rastin t’u adrsohemi afaristëve, një pjesë e të cilëve tashmë vepron në Serbi, ndërsa një pjesë e tyre ka arritur dhe janë investitorë potencial në Serbi. Bëhet fjalë për afaristë të dëshmuar, të suksesshëm dhe aktiv. Besoj se hapat e tyre do të ndihmojnë në zhvillimin e Serbisë”, tha Erdoğan duke forlur për takimet e sotme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Presidenti i Turqisë, Erdoğan e falënderoi Vuçiçin për pritjen në aeroportin “Nikolla Tesla”, të cilën e bëri  me ministrat e Qeverisë së Serbisë.

Shkëmbimi tregtar do të rritet në tre miliardë dollarë

Erdoğan rikujtoi se më herët para shtatë vitesh në Serbi ka qëndruar si kryeministër, ndërsa sot është në Beograd si president dhe në shoqëri të dhjetë ministrave dhe një numri të madh të afaristëve. Presidenti turk tha se nuk mund të harrojë mbështetjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë tentimit të grusht shtetit, të cilin vitin e kaluar në Turqi tentoi ta kryejë organizata terroriste FETO. Erdoğan shprehu bindjen se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Serbisë deri në fund të këtij viti do të jetë një miliard dollarë, por këtë e vlerësoi si të pamjaftueshëm dhe tha se kjo shifër duhej të shkonte deri në tre miliardë dollarë. Presidenti i Turqisë theksoi projektin e rëndësishëm të ndërtimit të autostradës mes Beogradit dhe Sarajevës. “Do të ketë nga ata që nuk do ta vlerësojnë për të mirë afrimin e Turqisë dhe Serbisë, por ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin. Ne po marrim hapa të përbashkët për të zgjidhur disa probleme në të gjitha pjesët e Ballkanit. Për shembull rrugën nga Beogradi deri në Sarajevë duhet sa më shpejtë ta ndërtojmë. Pse? Sepse rrugët janë civilizim”, sqaroi Erdoğan. Duke folur për projektin e Rrjedhës Turke ai shprehu pritjet për realizimin e saj edhe lidhur me pjesën që prek Serbinë, ndërsa përmendi se konsideron se mendim pozitiv për këtë çështje ka edhe presidenti rus Vladimir Putin. Presidenti i Turqisë, duke kujtuar se sot mes dy vendeve janë nënshkruar 12 marrëveshje, njoftoi për nënshkrimin edhe të katër marrëveshtjeve të tjera ditën e nesërme gjatë vizitës në Novi Pazar.  “Novi Pazari është një vend që mund të bëhet urë në mes të dy vendeve tona dhe banorëve atje do t’ua themi këtë. Do të potencojmë rëndësinë e ruajtjes së unitetit dhe forcimit të bashkëpunimit të brendshëm në mes të gjithë qytetarëve”, ka thënë Erdoğan.

Pezullimi i dhënies së vizave në mes Turqisë dhe SHBA-së

Presidenti turk Erdoğan theksoi se pezullimi i dhënies së vizave në mes Turqisë dhe SHBA-së nuk është vepër e Turqisë, por e SHBA-së. Pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Beograd, Erdoğan në konferencën e përbashkët për media, i pyetur nga gazetarët, komentoi pezullimin e dhënies të vizave të shtunën nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-së në Turqi, me çka kjo e fundit u kundërpërgjigj me masa të njëjta.  “Para së gjithash, dua të theksoj se Turqia nuk e filloi këtë problem, por SHBA-ja. Posaçërisht është interesant fakti se zyrtarët amerikanë nuk kishin kurrfarë takimi me ministrin tonë të jashtëm për këtë çështje. Kjo të çon të mendosh edhe në faktin se ambasadori i SHBA-së në Ankara doli dhe tha se kishte sjellë këtë vendim, madje se të njëjtin e kishte sjellë në emër të vendit të tij”, tha Erdoğan.

Ky hap nga ambasada e SHBA-së në Ankara erdhi pas arrestimit të një prej zyrtarëve të konsullatës amerikane të akuzuar për lidhje me rrjetin terrorist FETO dhe për ndihmesën e të arratisurve gjatë përpjekjes së dështuar të grusht shtetit të vitit të kaluar në Turqi.  “Pyetja është se si arritën dy agjentë të hyjnë dhe të fshihen në konsullatën amerikane në Stamboll, nëse nuk janë fshehur vetë atje, atëherë kush i strehoi?. Këtyre pyetjeve dikush duhet t’u japë përgjigje, shtetet nuk mund të lejojnë veprimin e spiunëve të tillë të cilët janë kërcënime nga brenda”, tha Erdoğan.

Ai gjithashtu njoftoi se as ai, si dhe as ministrat dhe kreu i parlamentit turk, nuk do të pranojnë Ambasadorin e SHBA-së Xhon Basso në vizitën lamtumirëse në fund të misionit të tij diplomatik në Ankara. Duke vënë theksin në paqartësitë nëse vendimin për pezullimin e dhënies së vizave e ka bërë kokë më vetë ambasadori Bass, Erdoğan tha se instancat më të larta qeveritare të SHBA-së duhet të shqyrtojnë rastin se kush dhe pse qëndron pas këtij akti dhe i njëjti të ndriçohet.

“Nëse ndonjë nga ambasadorët e mi do të bënte diçka të ngjashme, as edhe një orë nuk do të kishte qëndruar në atë vend”, përfundoi ai. Presidenti Erdoğan sot do të marrë pjesë në forumin e biznesit të Serbisë dhe Turqisë në Beograd, kurse nesër do të vizitojë Novi Pazarin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: