Bota

Qeveria spanjolle diskuton për krizën katalanase

Qeveria spanjolle do të mbajë sot një mbledhje urgjente për të diskutuar hapat e ardhshëm të cilët do të ndalonin rrugën drejt shpalljes së pavarësisë së rajonit verilindor të Katalonjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbledhja është caktuar pasi paraprakisht të martën, presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, në një adresim të tij në Parlamentin rajonal, tha se do të vazhdojë me procedurat e shkëputjes, por që përkohësisht pezullon vendimin në mënyrë që të lehtësoj negociatat.

Spanja u kundërpërgjigj duke thënë se deklarata është e papranueshme për të shtuar se është e bazuar në referendumin e pavlefshëm për pavarësi.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, pritet që gjatë ditës të paraqitet në Parlamentin e Spnajës, për të marrë pjesë në debatin mbi referendumin dhe të informojë deputetët për planet e ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button