Sporti

Messi kualifikon Argjentinën, Brazili ‘djeg’ Kilin

Argjentina ia ka dalë të kualifikohet për në botërorin rus, falë fitores 1-3, në transfertën deçizive ndaj Ekuadorit, shoqëruar edhe me humbjen e kilit, në Brazil, me rezultatin 2-0.
Në ndeshjen e fundit në grup, Argjentina nuk kishte asnjë alternativë veç fitores dhe ankthi se Messi me shokë do të mbeteshin jashtë botërorit, u shtua në fillim të takimit, pasi Ekuador kaloi në avantazh që në minutën e parë.
Gjithsesi, argjentinasi i Barcelonës merr ‘për dore’ ekipin dhe përmbys rezultatin, duke shënuar dy herë në 45 minutat e para, pas dy asisteve të Angel Di Marias. Në minutën e 62-të, Messi plotësoi tripletën personale dhe vulosi fitoren e argjentinasve, që përkthehej në kualifikim për në ‘Rusi 2018’.
Brazili, që ishte kualifikuar më herët, mposhti 3-0 Kilin, duke i hequr mundësinë e pjesëmarrjen në botëror, yjeve si Sanchez, Vidal, etj.
Edhe Uruguaji siguroi kualifikimin pas fitores 4-2 ndaj Bolivisë, arritur falë përmbysjes së disavantazhit fillestar. Caceres barazoi shifrat, ndërsa Cavani dhe dopieta e Suarez vulosën kualifikimin e uruguajanëve, si ekipi i dytë në Amerikën Latine.
Kolumbia ishte skuadra e katërt e kualifikuar, falë barazimit 1-1 me rivalen direkte Perunë, e cila mbeti në vendin e pestë, ku do të luajë në fazën Play Off.
Surprizën e madhe e bëri Venezuela, që ishte skuadra e fundit e renditjes, pasi mposhti 0-1 Paraguajin në transfertë dhe i hoqi mundësinë e kualifikimit për në Play Off.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button