Home / Politika / Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me krerët më të lartë të shtetit

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me krerët më të lartë të shtetit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Itali. Rama do të pritet në Romë nga kryeministri italian Paolo Gentiloni, ku pas takimit dy kryeministrat Gentiloni e Rama, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarët. Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeministri Rama do të pritet edhe nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso.

Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ky takim zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dy palëshe mes Gentilonit e Ramës.

Pasditen e së martës kryeministri Rama informoi mbi hapjen e Konsullatës Shqiptare në Milano, ndërsa premtoi çeljen e të tjera stacioneve dinjitoze për shërbimet konsullore në botë.

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, shkruajti Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”, ndërsa publikoi edhe një foto nga godina e re e Konsullatës Shqiptare në Milano.

Leave a Reply

%d bloggers like this: